LAJMI I FUNDIT:

“Korrigjimi i kufijve është nxitje për formimin e shteteve etnike”

“Korrigjimi i kufijve është nxitje për formimin e shteteve etnike”

Korrigjimi apo shkëmbimi i territoreve është ide e paqëndrueshme dhe jo afatgjate, ndërsa çdo shkëmbim territoresh pa e respektuar Kushtetutën e Kosovës është e jashtëligjshme.

Kështu u tha në tryezën e sotme me temën “Humbësja e madhe e dialogut: Diskutim mbi parimet dhe strategjitë që parandalojnë institucionet e Kosovës të zhbëjnë karakteristikat unike të Kosovës”, organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS).


Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani ka deklaruar se shkëmbimi i territoreve është jo kushtetues dhe i paligjshëm.

Sipas tij, Kosova nuk është shkëputur nga ish-Jugosllavia, por nga Serbia dhe ne trashëgojmë të gjitha të drejtat dhe detyrat.

Ai po ashtu tha se GJND e njeh Kosovën me kufijtë që janë shpallur në ditën e pavarësisë, dhe në këtë mënyrë nëse futemi jashtë lojës së politikes së GJND-së, Kosova pranon standardet e krijuara nga Serbia për shkëputje të territorit.

E analisti politik, Belul Beqaj u shpreh se shqiptarët që jetojnë në Serbi, dhe serbët që jetojnë në Kosovë janë të pakënaqur dhe të pasigurt jo me territorin ku ata jetojnë, por për shkak të politikave qeverisëse në ato territore.

Sipas tij, korrigjimi i kufijve është nxitje për formimin e shteteve etnike, të cilat me kohë homogjenizohen.

Ndërsa, drejtori ekzekutiv i KIPRED-it, Lulzim Peci, tha se logjika e korrigjimit të territoreve është mashtrimi më i madh që po u bëhet qytetarëve të këtij vendi.

Sipas tij, ajo çka i duhet Kosovës në këtë moment është një durim strategjik, dhe se akterët që e kanë sjellë Kosovën deri në këtë pikë, nuk duhet të jenë në krye të bisedimeve.

Përkundër këtyre, Fisnik Halimi, ekspert i procesit të dialogut Kosovë-Serbi, është shprehur kundër ideve që panelistët i shfaqen lidhur me shkëmbimin e territoreve me Serbinë.

“Personalisht jam për idenë e shkëmbimit të territoreve. Kosova, përgjithësisht shoqëria jonë, është një situate, ku duhet në formë urgjente të dalë prej atmosferës që po e barazojmë çështjen e shkëmbimit të territoreve me personin e zotit Thaçi, si person politik. Duhet të hiqet prej këtij konteksti kjo çështje, sepse kjo çështje nuk i takon vetëm zotit Thaçi, kjo çështje është më komplekse se kaq”, ka thënë ai.

Ndryshe, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është shprehur për korrigjimin e kufijve me Serbinë, por nuk ka garantuar se Lugina e Preshevës do t’i bashkohet Kosovës, ndërkohë që kundër kësaj ideje ka dalë kancelarja gjermane Angela Merkel, sipas së cilës ndryshimi i kufijve në Ballkan është i papranueshëm. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme

"S'ka më punësim të kunatave në MPJD", Gërvalla nënshkruan një vendim

Lajme
Kalo në kategori