LAJMI I FUNDIT:

Koreja e Veriut tregon armën e saj bërthamore dhe katër objektivat e zgjedhur në SHBA! (Foto/Video)

Koreja e Veriut tregon armën e saj bërthamore dhe katër objektivat e zgjedhur në SHBA! (Foto/Video)

Koreja e Veriut ka prezantuar armën e saj të tmerrshme bërthamore gjatë paradës masive të sotme – dhe tashmë ka zgjedhur objektivat e saj në SHBA.

Kështu së paku shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, të cilat thonë se Kim Jong-un përshëndeti me gëzim pasi raketa e tij e re Hwasong-15 u pa nëpër rrugët e Phenianit.

Parada e Koresë së Veriut këtë mëngjes ishte një shfaqje masive e forcës pak më shumë se 24 orë para fillimit të Olimpiadës Dimërore në Korenë e Jugut.

Mijëra ushtarë parakaluan me anë të tankeve dhe kamionëve – por “ylli i shfaqjes” ishte Hwasong-15.

Mbështetur në pjesën e prapme të lansuesit, raketa bardhë e zi ka një distancë të arritjes prej më shumë se 8,000 milje – dhe mund të godas teorikisht kudo në SHBA.

Kjo do të thotë se Kim mund të godasë tashmë të gjitha objektivat që ai ka shënuar tashmë për shkatërrim, duke vrarë pothuajse 500,000 amerikanë.

Dhe katër prej tyre tashmë janë identifikuar në një hartë të parë në propagandën e Koresë së Veriut në atë që duket si një “dhomë lufte”.

Kim është parë duke ulur një tavolinë me një hartë prapa tij duke lexuar “Planin e Sulmit së Kontinentit të SHBA”.

Së paku sipas asaj që shkruan DailyStar, fluturimi i raketave mund të shihet në një skicë duke dërguar drejt San Diegos në Kaliforni, Austin në Teksas, Uashington DC, dhe ishujt e Hawaii.

Koreja e Veriut ka akuzuar SHBA për komplotin për të nisur një “përgjakje” në prag të Olimpiadës Dimërore.

Ndërkohë, pavarësisht nga bisedimet për paqen dhe takimin midis Veriut dhe Jugut, Kim ka refuzuar të heqë dorë nga kërkimet e tij bërthamore. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

Evropa
Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Evropa
Ukrainasit shkatërrojnë me dron kamikaz autoblindën e rrallë ruse, që për herë të parë u përdor në katastrofën bërthamore të Çernobilit

Ukrainasit shkatërrojnë me dron kamikaz autoblindën e rrallë ruse, që për herë të parë u përdor në katastrofën bërthamore të Çernobilit

Evropa
Xhakarta më nuk do të jetë kryeqyteti i Indonezisë

Xhakarta më nuk do të jetë kryeqyteti i Indonezisë

Azia
Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Evropa
Mbështetësit e PKK-së kurde sulmojnë punonjësit e aeroportit në Paris – tentuan të parandalojnë ekstradimin e anëtarit të PKK-së në Turqi

Mbështetësit e PKK-së kurde sulmojnë punonjësit e aeroportit në Paris – tentuan të parandalojnë ekstradimin e anëtarit të PKK-së në Turqi

Evropa
Kalo në kategori