LAJMI I FUNDIT:

Korçarja vjedh me ‘stil’ celularin e pronarit në dyqan (Video)

Korçarja vjedh me ‘stil’ celularin e pronarit në dyqan (Video)

Një grua është filmuar nga kamerat e sigurisë në një dyqan rrobash në Korçë teksa vjedh një celular.

Gruaja është së bashku me disa të njohura të saj të cilat shikojnë rrobat në vitrinë, por gruas i tërheq vëmendjen një celular i harruar mbi banakun ku bëhet pagesa. Ajo hedh shikimin rreth e rrotull dhe pa të keq e fut celularin në çantën e saj duke u larguar.


Gruaja ka përfituar nga mungesa e vëmendjes së pronarit të dyqanit dhe i ka vjedhur atij me stil celularin, të cilin e kishte lënë mbi banak.

Vjedhja ka ndodhur në sy të kamerave të sigurisë.