Korbi mahnit internetin me sjelljen e tij

Një video në TikTok, e cila më pas u bë virale edhe në Reddit, tregon një korb në një depo të FedEx-it duke marrë ushqim nga një punëtor.
Zogu i merr nga dy, i vendos në tokë dhe më pas i ngre të gjitha së bashku. Korbi kthehet për një moment te burri, para se të fluturojë merr ushqimin, sikur në njëfarë mënyre po e falënderonte ose e njihte atë.
Pamjet, të shpërndara në një forum të njohur në Reddit, i shndërruan komentet në një diskutim spontan mbi inteligjencën e zogjve të familjes së korbave, ku bëjnë pjesë edhe sorrat dhe korbat, shkruan Daily Dot.
“Uau, mënyra si i mban krakerat dhe i troket në tokë për t’i rreshtuar, sikur po i rregullon letrat, është një sjellje jashtëzakonisht e zgjuar për një kafshë”, ka shkruar një përdorues në Reddit. /Telegrafi/




















































