Një burrë nga Pensilvania ndaloi ta mbushte veturën me benzinë teksa po kthehej për në shtëpi nga një fundjavë në plazh në Maryland dhe përfundoi duke fituar një çmim lotarie prej 50,000 dollarësh.

Burri tha se ai dhe gruaja e tij po ktheheshin në shtëpi nga një fundjavë në shtëpinë e tyre të pushimeve në Ocean City kur ai ndaloi për benzinë dhe mori një biletë lotarie.


Ai e kishte harruar biletën derisa gruaja e tij ia dha disa ditë më vonë.

Çifti u trondit kur zbuloi se ishte fitues i çmimit prej 50,000 dollarësh. /Telegrafi/