LAJMI I FUNDIT:

“Koordinim për procesin e anëtarësimit të Kosovës në KiE”, Gashi jep detaje nga takimi me ambasadorët

“Koordinim për procesin e anëtarësimit të Kosovës në KiE”, Gashi jep detaje nga takimi me ambasadorët

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (KiE), ka zhvilluar takim me ambasadorët e shteteve anëtare të KiE-së, të akredituar në Kosovë.

Me këtë rast, palët janë pajtuar njëzëri që këto takime të jenë të rregullta si dhe të vazhdojë puna e përbashkët me qëllim të koordinimit të procesit të anëtarësimit të Kosovës në KiE.

Kështu ka bërë të ditur shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, i cili ka udhëhequr këtë takim.

“Sot, me kërkesë e në mungesë të kryesueses Saranda Bogujevci, pata nderin që të udhëheq takimin e delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, me ambasadorët e shteteve të KiE-së”.

“Me këtë rast, njëzëri u pajtuam që këto takime të jenë të rregullta, si dhe të vazhdojë puna e mirë e përbashkët e delegacionit tonë dhe vendeve mike, me qëllim të koordinimit për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës”, ka shkruar Gashi në Facebook.

Ndryshe, lidhur me këtë takim është deklaruar edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovës, Jorn Rohde.

Në një postim në Twitter, Rohde ka thënë se takimi ishte interaktiv dhe se ka nënvizuar mbështetjen e plotë të Gjermanisë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Ashtu si kryeministrat e tjerë, unë nënvizova mbështetjen e plotë të Gjermanisë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”, ka shkruar ambasadori. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat

Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat "Zajednicën", për Këshillin e Evropës...

Lajme
Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Siguri
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori