Në vazhdën e takimeve me kryetarë komunash, sot Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës Rexhep Hoti, u prit në takim nga kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka.
Në takim u diskutua rreth organizimit të garave që do të fillojnë nga ky muaj, duke filluar me Garën Nacionale në Sport dhe Garën Nacionale në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik në tri nivele; niveli shkollor, komunal dhe republikan.
“Është obligim i joni kushtetues të krijojmë kushte më të mira për nxënësit dhe t’u ofrojmë atyre hapësirën e nevojshme për aktivitete jashtë kurrikulare. Bashkëpunimi ndërmjet Qeverisë dhe nivelit lokal është i domosdoshëm për të arritur sukses në përmirësimin e cilësisë në arsim dhe jetës së të rinjve tanë. Jam tepër i kënaqur me organizimin e garave në Prizren sepse komuna juaj dëshmoi edhe një herë se është vend i kulturës dhe një vend që u ofron mundësi të barabartë të gjithë nxënësve, pa dallim etnie. Tani që janë bërë të gjitha përgatitjet për Garën Nacionale në Sport do t’u mundësohet të gjithë nxënësve të shfaqin shkathtësitë e tyre të lëvizjes dhe ky është një lajm i mirë për të gjithë nxënësit”, tha koordinatori Hoti.
E kryetari Haskuka theksoi se fillimi i realizimit të një programi të tillë është hap i mirë dhe i mirëpritur për nxënësit e komunës që udhëheq. “Unë do të vazhdoj ta mbështes këtë program që sigurisht se është për të mirën e nxënësve tanë ”, tha ndër të tjerash kryetari Haskuka.
Komuna e Prizrenit ka arritur që përmes garave të mbajtura, përkatësisht në Garën Nacionale të Kreativitetit Kulturor dhe Mendimit Kritik t’i ketë për nivelin shkollor 1245 nxënës fitues, komunal 92 dhe republikan 16. Kurse në Garën Nacionale të Diturisë për nivel shkollor 1800, komunal 72 dhe nivelin republikan 16 nxënës fitues.
Ndërkaq, Gara Nacionale në Sport e cila fillon nga ky muaj, do të organizohet në formë të kampionateve dhe secili nxënës do ta ketë mundësinë të përzgjedh njërin nga katër sportet futsallin, volejbollin, atletikën apo shahun. Pos Garës Nacionale në Sport, nxënësit do të kenë mundësi të marrin pjesë edhe në Garën Nacionale të Kreativitetit Kulturor dhe Mendimit Kritik që do të filloj nga mesi i muajit shtator./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin
Liria e shtypit në Ballkanin Perëndimor, Maqedonia renditet e 36-ta
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet
Vranët dhe me riga shiu
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe