LAJMI I FUNDIT:

Kontrabandë me mallra, Policia në Pejë sekuestron 55 telefona dhe 3 Ipad-a

Kontrabandë me mallra, Policia në Pejë sekuestron 55 telefona dhe 3 Ipad-a
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka zbatuar urdhër kontrollin e lëshuar nga Gjykata Themelore Pejë për kontroll në pesë lokacione në Pejë, të gjitha objekte afariste lokale të shitjes së telefonave mobil, nën dyshimin e kryerjes së veprave penale të lartcekura.

Reklama

Policia bën të ditur se gjatë kontrollit në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar: 55 telefona celular dhe tre IPAD, të cilët dyshohet të jene futur në territorin e republikës së Kosovës  duke iu shmangur taksave doganore.

“Kontrabandë me mallra dhe shmangie nga tatimi. Pejë, 17.03.2023, Hetuesit policorë nga Sektori i Hetimeve Financiare të DHKEK, në koordinim me Prokurorinë Themelore Pejë, kanë zbatuar urdhër kontrollin e lëshuar nga Gjykata Themelore Pejë për kontroll në pesë lokacione në Pejë, të gjitha objekte afariste lokale të shitjes së telefonave mobil, nën dyshimin e kryerjes së veprave penale të lartcekura”, thuhet në raportin policor.

Kontrolli është kryer në bashkëveprim me Doganën e Kosovës dhe inspektoret e Administratës Tatimore të Kosovës. Me autorizimin e prokurorit lënda procedohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Kurti: Kam prezantuar draft-vizionin për Asociacionin, nëse ka pajtueshmëri mund të vazhdojmë tutje

Kurti: Kam prezantuar draft-vizionin për Asociacionin, nëse ka pajtueshmëri mund të vazhdojmë tutje

Lajme
Opozita në Prishtinë merr nën menaxhim dhjetë ndërmarrjet publike komunale

Opozita në Prishtinë merr nën menaxhim dhjetë ndërmarrjet publike komunale

Komunat
Shkarkohen 20 aksionarët e dhjetë ndërmarrjeve publike në Prishtinë – këta janë emrat

Shkarkohen 20 aksionarët e dhjetë ndërmarrjeve publike në Prishtinë – këta janë emrat

Komunat
Gashi i reagon Ramës: Statutin e Asociacionit mund ta propozojë vetëm Qeveria e Kosovës

Gashi i reagon Ramës: Statutin e Asociacionit mund ta propozojë vetëm Qeveria e Kosovës

Lajme
Hoxhaj: Draft-asociacioni i Ramës duhet të ketë mbështetje në Kosovë

Hoxhaj: Draft-asociacioni i Ramës duhet të ketë mbështetje në Kosovë

Lajme
Ish-ministrja e Jashtme: ‘Agjentët’ e idesë së shkëmbimit të territoreve janë vënë në lëvizje

Ish-ministrja e Jashtme: ‘Agjentët’ e idesë së shkëmbimit të territoreve janë vënë në lëvizje

Lajme
Kalo në kategori