LAJMI I FUNDIT:

Konjufca me votim ndryshe nga grupi i LVV-së, komentojnë njohësit e çështjeve politike

Konjufca me votim ndryshe nga grupi i LVV-së, komentojnë njohësit e çështjeve politike

Kryeparlamentari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca ka abstenuar në votim e Projektligjit për Themelimin e Byrosë shtetërore për konfiskimin  pasurisë së pajustifikuar.

Projektligji për Themelimin e Byrose shtetërore për konfiskimin e pasurisë se pajustifikueshme ka kaluar në seancën e fundit të  kuvend me 60 vota pro.


Por, ani pse iniciativë e Qeverisë që udhëheq Vetëvendosje, një abstenim erdhi nga numri dy i kësaj partie.

Për Glauk Konjufcën që mban në dorë edhe timonin e Kuvendit, nuk është hera e parë që në votim del i ndryshëm me vullnetin e grupit të tij parlamentar.

Megjithëkëtë për projektlgjin në fjalë pati një arsye.

“Duket shumë korrekte meqë vetë e kam dërguar të pres deri në përfshirjen e këtyre opinioneve në lexim të dytë nga Komisioni Funksional”, ka thënë Glauk Konjufca.

Megjithëkëtë një veprim të tillë po e shohin në shërbim të demokracisë shoqëria civile.

Sipas Eugen Cakollit nga KDI, një gjë e tillë ndodhë rrallë në praktikën e Kuvendit.

“Këto raste janë krejtësisht normale për Kuvendin dhe parlamentarizmin. Në rastin e Konjufcës ai ka edhe përgjegjësi shtesë si Kryetar i Kuvendit dhe duhet të jenë të kuptueshme situatat kur ai mund të votojë ndryshe nga partia”, deklaroi Cakolli.

Por për ish deputeten Shqipe Pantina kjo tregon disharmoni brenda një partie.

“Kjo situatë nuk është e zakonshme në Lëvizjen Vetëvendosje. Në LVV i gjithë grupi parlamentar voton njëjtë. Mirëpo në këtë legjislaturë kemi parë disa herë që disa deputetë kanë votuar ndryshe nga qëndrimi i partisë. Kodi Civil është rasti që më së shumti e tregon këtë. Por edhe kryetari i Kuvendit ka raste kur ka votuar ndryshe. Unë mendoj se kjo flet për mungesë të harmonisë nga Grupi Parlamentar i LVV-së”, deklaroi Pantina.

Ndryshe prej kolegëve deputëtë të partisë votoi edhe Doarsa Kica që gjithashtu vjen nga grupi parlamentar i LVV-së./RTV Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Lajme
Kalo në kategori