LAJMI I FUNDIT:

Konfirmohet zyrtarisht përjashtimi i Kalinicit nga Kroacia – Katër yjet e mëdha që u përjashtuan nga kombëtaret në mes të Kampionatit Botëror

Konfirmohet zyrtarisht përjashtimi i Kalinicit nga Kroacia – Katër yjet e mëdha që u përjashtuan nga kombëtaret në mes të Kampionatit Botëror
PIXSELL via PA Images 16.06.2018., Arena Baltik, Kaliningrad, Russia - World Cup 2018, Group D, Round 1, Croatia - Nigeria. Zlatko Dalic. Photo: Igor Kralj/PIXSELL

Kroacia zyrtarisht e ka konfirmuar largimin e sulmuesit të Milanit, Nikola Kalinic.

Trajneri i Kroacisë, Zlatko Dalic, ka thënë se i nevojiten lojtarë të gatshëm.

Ai ka refuzuar të futet në lojë në vend te Mario Mandzukic në ndeshje me Nigerinë.


Por Kalinic nuk është i pari që përjashtohet për arsye disiplinore ose të tjera.

“Në marrëveshje me stafin teknik, kryetrajnerin Zlatko Dalic, ne kemi vendosur që ta largojmë Nikola Kalinić nga skuadra në Kampionatin Botëror. Kalinic e ka lënë kampin në Roshchino të hënën për tu kthyer në Kroaci”, thuhet në njoftimin e federatës.

Willie Johnston – Skoci, Argjentina 1978

Skocia luante ndeshjen fillestare ndaj Perus në kampionatin e vitit 1978 në Argjentinë,  ku Johnston doli pozitiv në testet e dopingut dhe u përjashtua.

Ai u përjashtua përgjithmonë nga Kombëtarja e tij.

Diego Maradona – Argjentina, SHBA 1994

Maradona i zhvilloi vetëm dy ndeshje duke shënuar një gol ndaj Greqisë, por doli pozitiv në testin e dopingut, pasi kishte përdorur efedrin (ephedrine).

Në autobiografi, Maradona thotë se trajneri personal i kishte dhënë pa vetëdije.

Roy Keane – Republika e Irlandës, Kore/Japoni 2002

Kapiteni Keane u dërgua sot në shtëpi pasi kritikoi përgatitjet e trajnerit para turnet.

McCarthy pas përjashtimit tha: “Unë nuk mund dhe nuk do të lejoj që të flas me mua në atë nivel, kështu që e dërgova në shtëpi”.

Nicolas Anelka – Francë, Afrikë e Jugut 2010

Anelka u dërgua në shtëpi pasi u raportua se e sulmoi trajnerin Raymond Domenech pas pjesës së parë kundër Meksikës ku ishin duke humbur 2-0.

Pesë skandalet më të mëdha të botërorëve: Nga përleshja mes Zidanes dhe Materazzit deri te përjashtimi i Maradonës
Lexo po ashtu Pesë skandalet më të mëdha të botërorëve: Nga përleshja mes Zidanes dhe Materazzit deri te përjashtimi i Maradonës

Incidenti u raportua më vonë nga mediat dhe lojtari nuk pranoi të kërkojë falje publike, ku u dërguan në shtëpi.

Ditën tjetër, pjesa tjetër e skuadrës nuk pranoi të shkojë në stërvitje duke protestuar kundër dëbimit të Anelkës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Alonso i kërkon Perezit transferimin e yllit që kushton 100 milionë euro

Alonso i kërkon Perezit transferimin e yllit që kushton 100 milionë euro

La Liga
Manchester United në kërkim të një sulmuesi, ka tre emra yjesh në tavolinë

Manchester United në kërkim të një sulmuesi, ka tre emra yjesh në tavolinë

Premier League
Vetëm 48 orë kanë kaluar - shifra e çmendur që Barcelona ka fituar nga shitja e fanellave të Yamal

Vetëm 48 orë kanë kaluar - shifra e çmendur që Barcelona ka fituar nga shitja e fanellave të Yamal

La Liga
Arsenali aksidentalisht zbuloi transferimin e ri që askush nuk e dinte pasi prezantoi Madueken

Arsenali aksidentalisht zbuloi transferimin e ri që askush nuk e dinte pasi prezantoi Madueken

Premier League
Mourinho i dëshiron tre lojtarë të PSG-së te Fenerbahce

Mourinho i dëshiron tre lojtarë të PSG-së te Fenerbahce

Ligat tjera
Liverpooli dhe Real Madridi drejt shkëmbimit të yjeve – zgjidhje për dy probleme të mëdha

Liverpooli dhe Real Madridi drejt shkëmbimit të yjeve – zgjidhje për dy probleme të mëdha

Ndërkombëtare
Kalo në kategori