LAJMI I FUNDIT:

Konfirmohet mospjesëmarrja e Bob Dylanit në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Nobel

Konfirmohet mospjesëmarrja e Bob Dylanit në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Nobel

Bob Dylan nuk do të udhëtojë në Suedi për të marrë çmimin Nobel për Letërsi.

Akademia suedeze që ndan çmimet Nobel ka njoftuar se ka marrë një letër, në të cilën thuhet se këngëtari amerikan nuk mund të marrë pjesë në ceremoni për shkak të angazhimeve që ka.

Sipas njoftimin, Dylan ka thënë se ndihet i nderuar dhe do të dëshironte që ta marrë vet çmimin, porse nuk ka mundësi ta bëjë këtë.

75-vjeçari nuk do të jetë i pari fitues i çmimit Nobel që mungon në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, njofton Telegrafi.

Perlat e Bob Dylan që ia siguruan atij çmimin Nobel për letërsi (Video)
Lexo po ashtu Perlat e Bob Dylan që ia siguruan atij çmimin Nobel për letërsi (Video)

Harold Pinter dhe Doris Lessing, fitues të këtij çmimi në vitin 2005, respektivisht 2007, ishin ndër ata që kanë munguar kur iu është ndarë çmimi.

Rokeri veteran e fitoi çmimin Nobel “pasi ka krijuar shprehje të reja poetike përbrenda traditës së shkëlqyer të këngës amerikane”.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve Nobel dhe banketi do të mbahet në Stokholm më 10 dhjetor (që është përvjetori i vdekjes së Alfred Nobel). /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Magazina
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Dani Alves me festë

Dani Alves me festë "të çmendur" në vilën e tij milionëshe në Barcelonë pasi u lirua nga burgu

Magazina
Geti dhe Ledri lënë pas mosmarrëveshjet, publikojnë pamje nga xhirimet e klipit për bashkëpunimin që po e sjellin pas 12 viteve

Geti dhe Ledri lënë pas mosmarrëveshjet, publikojnë pamje nga xhirimet e klipit për bashkëpunimin që po e sjellin pas 12 viteve

Magazina
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina
Artistët e Filharmonisë së Kosovës mbajnë koncert spontan në aeroport, vizitorët kënaqen nën tingujt e

Artistët e Filharmonisë së Kosovës mbajnë koncert spontan në aeroport, vizitorët kënaqen nën tingujt e "Unë biri yt Kosovë"

Magazina
Kalo në kategori