LAJMI I FUNDIT:

Konfirmohen datat për afatin e transferimeve të verës 2024 dhe dimrit 2025

Konfirmohen datat për afatin e transferimeve të verës 2024 dhe dimrit 2025

Liga Premier ka konfirmuar datat e afatit kalimtar për afatet e ardhshme kalimtare të verës 2024 dhe dimrit 2025.

Afati kalimtar veror do të hapet të premten më 14 qershor dhe do të mbyllet të premten në orën 23:00, më 30 gusht.


Ndërkohë, afati kalimtar i dimrit do të hapet të mërkurën më 1 janar 2025 dhe do të mbyllet në orën 23:00, të hënën më 3 shkurt 2025.

Për të siguruar harmonizimin me ligat kryesore në Evropë, datat e mbylljes u caktuan pas diskutimeve me EFL, DFL, Serie A, La Liga dhe LFP, të cilët të gjithë do të mbyllin afatet kalimtare verore dhe dimërore më 30 gusht dhe 3 shkurt respektivisht.

Me mbylljen e sezonit aktual, afati kalimtar i verës pritet të jetë shumë i zjarrtë pasi shumë klube kanë shprehur interesim për t’u përforcuar. /Telegrafi/