LAJMI I FUNDIT:

Konfirmohen 12 raste të reja me COVID-19

Konfirmohen 12 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 137 testime, 12 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.300.

Në total numri i rasteve aktive është 110.

Në 24 orët e fundit nuk ka pasur dhënie të dozave të vaksinës kundër COVID-19

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.154 doza të vaksinës.

Deri më sot 823.550 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 103.073 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. /Telegrafi/