LAJMI I FUNDIT:

Konferenca më e madhe rajonale ‘KosICT’ bashkoi entuziastët e teknologjisë

Konferenca më e madhe rajonale ‘KosICT’ bashkoi entuziastët e teknologjisë

Për të shtatën herë me radhë në Prishtinë është organizuar konferenca më e madhe rajonale për teknologji informative KosICT.

Fokusi i kësaj konference ka qenë interneti i gjërave (IoT), qytetet e mençura, teknologjia Blockchain, teknologjia në sektorin financiar, ishin temat që u trajtuan në këtë edicion të KosICT-së që u mbajt më 12 dhe 13 tetor.


Përpos këtyre, në skenën Innovation Corner janë prezantuar gjëra praktike si shtëpitë e mençura, pagesat mobile, rrobat, makinat autonome e deri te teknologjitë më të avancuara si Bitcoin, siguria, privatësia, inovacioni, rrjeti 5G dhe shumë të tjera.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka folur për projektin “Programi për Ekonominë Dixhitale të Kosovës (KODE)”, shtrirjen e infrastrukturës telekomunikuese brezgjerë në zonat e pambuluara si dhe për mbështetjen nga Komisioni Evropian përmes fondeve të IPA II, që ka për qëllim zhvillimin e kapaciteteve njerëzore për ekonominë dixhitale dhe mbështetjen për bizneset dixhitale.

Lluka: Programi për Ekonomi Dixhitale të Kosovës, sektor i rëndësishëm për zhvillimin e vendit
Lexo po ashtu Lluka: Programi për Ekonomi Dixhitale të Kosovës, sektor i rëndësishëm për zhvillimin e vendit

“Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit (TIK) luan një rol të veçantë në zhvillimin e një ekonomie konkurruese të bazuar në dije dhe në inovacion. Kjo teknologji mundëson sigurimin e një cilësie më të lartë të jetës për qytetarët, ndihmon në lehtësimin dhe efikasitetin e proceseve të punës, e për më tepër edhe në rritjen e efektivitetit dhe transformimin e qeverisjes”, ka thënë Lluka.

Në hapje të ditës së dytë të konferencës, Sandra Perica-Cvjetko nga kompania Ericsson, ka prezantuar rrjetin 5G në internetin e gjërave në telefoninë mobile, ndërsa Jonas Jung nga Medical Valley EMN ka prezantuar zgjidhjet e mundshme të kujdesit shëndetësor.

Me një panel diskutimi të përbërë nga Driton Hapçiu nga kompania Cacttus, Donjeta Sahatçiu nga Rrota, Hana Qerimi-Rizaj nga Starlabs dhe Muzafer Shala nga Kolegji Universum, nën moderimin e Tim Sparkman nga Enhancing Youth Employment (EYE) kanë folur për rritjen e punësimit në sektorin e teknologjisë së informacionit në Kosovë.

Vjollca Çavolli, drejtoreshë ekzekutive e STIKK, ka prezantuar konceptin e Parkut Teknologjik që do të ndërtohet në Prishtinë.

Lidhur me qytetet e mençura është zhvilluar një panel diskutimi me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti me pjesëmarrje te Robert Couronné nga Network for Innovation and Cooperation (NIK), Judit Klein nga Zollhof dhe Ivica Gašparić nga Verso. Ky panel është udhëhequr nga Vigan Budima nga kompania Asseco SEE.

Rëndësia e Bitcoinit dhe e ardhmja e kriptovalutave ishte njëra nga temat që u diskutua në këtë edicion të KosICT. Në udhëheqjen e Ermal Sadikut nga kompania LinkPlus IT, në panel morën pjesë dhe Oleg Giberstein nga Coinrule, Arnaud Saint-Paul nga The Give Foundation dhe Arianit Pajaziti nga Blocknify.

Leonora Kusari nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Uranik Begu nga ICK, në një panel diskutimi kanë folur për zhvillimin e ekosistemit të bizneseve fillestare. Ky panel është udhëhequr nga Besian Mustafa, Gainsight Services.

Në këtë edicion të KosICT është diskutuar edhe për sigurinë e informacionit. Lidhur me këtë temë kanë folur Martin Georgiev nga kompania CyResLab dhe Fatbardh Veseli nga Capgemini, udhëhequr nga Robert Shala, Sentry.

Në fund, Driton Emini nga T-Mobile Austria GmbH, ka prezantuar temën se si dixhitalizimi po formon industritë tona.

Telegrafi ka qenë partner medial i konferencës KosICT për vitin 2018.

Ndryshe, KosICT-në e ka organizuar Shoqata për Teknologji të Informacionit dhe të Komunikimit të Kosovës (STIKK), në partneritet me Qendrën Inovative të Kosovës (ICK), Kolegjin Universum dhe Connexious, /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Roboti që i kapërceu kufijtë po del në pension

Roboti që i kapërceu kufijtë po del në pension

Teknologji
Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Teknologji
Logitech po përgatit një mi

Logitech po përgatit një mi "të zgjuar": Ju ndihmon të shkruani email ose të modifikoni tekstet - sa do të kushtojë

Teknologji
Si e ndryshoi teknologjia botën gjatë 50 viteve të fundit?

Si e ndryshoi teknologjia botën gjatë 50 viteve të fundit?

Teknologji
“Edhe unë mund të humbas punën time”, thotë Bill Gates – teksa flet për të ardhmen e Inteligjencës Artificiale

“Edhe unë mund të humbas punën time”, thotë Bill Gates – teksa flet për të ardhmen e Inteligjencës Artificiale

Teknologji
HMD prezantoi telefonat celularë Nokia 6310, 5310 dhe 230

HMD prezantoi telefonat celularë Nokia 6310, 5310 dhe 230

Teknologji
Kalo në kategori