LAJMI I FUNDIT:

Koncerti i Elina Dunit në gjermani (Video)

Koncerti i Elina Dunit në gjermani (Video)

Një nga kanalet televizive franko-gjermane më të njohura të kulturës në Evropë, Arte.tv, ka publikuar një koncert të këngëtares shqiptare, Elina Duni, me Kuartetin e saj.

Koncerti që zgjat mbi 30 minuta është mbajtur në Gjermani në kuadër të organizmit të rëndësishëm për muzikën xhaz, “Jazzahead 2016”.


“Këngë popullore të Ballkanit nga një bend i xhazit zviceran. Ky kozmopolit arrin kulmin me zërin plotë ngjyrë të Elina Dunit”.

“Ajo është një nga këngëtaret më emocionale të skenës së xhazit zviceran. Me pesë vjetët në skenë së bashku me Kuartetin e saj tregoi në Bremen se ajo i përket i kësaj fryme muzikore”, shkruan mes tjerash në informacionin që jep televizioni.

Videoja e koncertit është shpërndarë në rrjetet sociale edhe nga vet këngëtarja.