LAJMI I FUNDIT:

Koncert madhështor me Alban Skenderaj në Prishtinë

Koncert madhështor me Alban Skenderaj në Prishtinë

Banka ProCredit sjell festë të madhe për të gjithë qytetarët në qendër të Prishtinës.

Koncert madhështor “TINGUJT E DITARIT TIM” nga Alban Skenderaj i përcjell me një grup prej 30 instrumentisteve si asnjëherë më parë. Festës nuk do t’i mungojnë as aktivitetet për fëmijë si dhe performancë me fishekzjarrë të sinkronizuara me muzikë.


Vendi: Parku i Bibliotekës Kombëtare, Prishtinë

Data: 01 qershor, 2017

Ora: 19:30 – 22:00

Më 1 qershor 2017, në festën e madhe të bankës ProCredit të organizuar për qytetarët, Alban Skenderaj do të performojë këngët live me një ekipë të zgjeruar prej 30 instrumentistësh dhe muzicientësh.

Performanca me instrumente akustike, do të jetë më e madhja e organizuar ndonjëherë. Alban Skenderaj do të performojë këngë origjinale me një numër të muzicientëve profesionistë të cilët kanë filluar provat dhe po perfeksionojnë koncertin deri në detajet e fundit për të sjell risi dhe surpriza tjera për publikun.

Ndër ta, mysafirë special do të jetë edhe violinisti i mirënjohur Olen Cesari.

Si dhe Klinti, i shumë adhuruari, fituesi i The Voice of Albania 6 i cili me performancat e tija ka arritur të krijojnë një numër të jashtëzakonshëm adhuruesve anë e mbanë.

Si dhe Klinti, i shumë adhuruari, fituesi i The Voice of Albania 6 i cili me performancat e tija ka arritur të krijojnë një numër të jashtëzakonshëm adhuruesve anë e mbanë./Telegrafi/