Komuna e Podujevës ka organizuar manifestimin tradicional të fundvitit, zgjedhja e Sportistit të Vitit, ku u nderuan me mirënjohje sportistë, klube dhe punëtorë sportivë dhe donatorë.
Në manifestimin e organizuar nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Podujevës, përveç kryetarit Agim Veliu, ishin të pranishëm edhe kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi dhe sportistë e punëtorë sportivë e donatorë llapjanë.
Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, përgëzoi sportistët llapjanë për rezultatet e treguara gjatë vitit 2019.
Kryetari Veliu përshëndeti sportistët e dalluar, veteranët e sportit, kontribuuesit, donatorët, punëtorët sportivë, duke thënë se falë tyre janë arritur rezultate të shënueshme në sportin llapjan për vitin 2019.
“Sukseset tuaja janë të lidhura ngushtë edhe me investimet, që ne si Komunë po bëjmë në sport, përmes subvencionimit të klubeve, por edhe ndërtimit të infrastrukturës sportive”.
“Investimet në infrastrukturën sportive do t’i vazhdojnë edhe gjatë vitit të ardhshëm me qëllim që juve t’ju krijojmë kushteve për gara dhe arritjen e rezultateve sa më kulmore. Ndërsa, nga ju presim që në vitin që po hyjmë të tregoni rezultate sa më të mira dhe të na bëni të krenohemi me sukseset tuaja!”, tha kryetari Veliu.
Edhe kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani dhe kryetari i FFK-së Agim Ademi, uruan sportistët llapjanë për sukseset e treguara gjatë këtij viti dhe shprehën përkushtimin e tyre për të ndihmuar në përmirësimin e kushteve dhe avancimin e sportit në Llap.
Në këtë mbrëmje festive u shpallën më të suksesshmit në sportin llapjan gjatë vitit 2019.
Rita Hajdini nga klubi i atletikës Llapi u shpall sportiste e vitit në Komunën e Podujevës. Ndërsa, vendi i dytë i takoi Djellorita Lushakut – klubi i karatesë Llapi, kurse vendi i tretë i takoi Valmir Veliut – futbollist i KF Llapi.
Me epitetin Shpresë e Sportit u nderua Muhamet Hyseni nga KF Llapi. Ndërsa, klubi më i mirë i vitit u shpall Klubi i Atletikës Llapi.
Me mirënjohje u nderuan edhe sportistë të kategorive të reja, punëtorë sportivë, veteranë e gjyqtarë.
Punëtori më i mirë sportiv Driton Rrahmani – trajner i klubit të futbollit të femrave Llapi. Lumbardh Shala nga klubi i atletikës Llapi u shpall trajner i vitit, kurse Gazmend Havolli – gjyqtar i karatesë u shpall gjyqtar i vitit. Pedagogu më i mirë sportiv u shpall Shukri Nishefci. Ndërsa, NNSH “Batatina” u shpall donator i vitit në sport.
Më të mirët u nderuan me mirënjohje.
Për prezantimin e aktiviteteve dhe rezultateve të klubeve sportive llapjane me mirënjohje u nderua gazetari i Radio Llapi, Enver Hyseni.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Ka pasur momente kur kam qenë më i mirë se Messi” – Enis Bardhi tregon se krahasimet me argjentinasin e bëjnë krenar
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë