LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Mitrovicës ndan 170 mijë euro për parandalimin e epidemisë COVID-19

Komuna e Mitrovicës ndan 170 mijë euro për parandalimin e epidemisë COVID-19

Komuna e Mitrovicës ka mbajtur mbledhjen urgjente ku janë ndarë mjetet financiare në vlerë prej 170 mijë euro nga kodi i investimeve, duke kaluar në kodin për emergjenca, si nevojë për tu përballur me pandeminë e COVID-19.

Kjo mbledhje u mbajtë me kërkesë të kryetarit të komunës, Agim Bahtiri, drejtuar kryesuesit të Kuvendit Komunal, Safet Kamberi, në sallën e Qendrës së Kulturës “Rexhep Mitrovica”, duke respektuar kështu distancat dhe rekomandimet nga IKSHPK.


Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, njoftoj për punën dhe angazhimin e gjithë anëtarëve të shtabit emergjent në Komunën e Mitrovicës, të cilët tha se janë në shërbim të qytetarëve, duke kontribuar në parandalimin e këtij virusi, njëkohësisht bëri apel tek të gjithë qytetarët të vazhdojnë qëndrimin në shtëpitë e tyre, pasi që duke vepruar kështu i ndihmojnë vetes, familjes, si dhe institucioneve përgjegjëse.

“Falënderoj të gjithë qytetarët për respektimin e rekomandimeve nga IKSHPK-ja dhe vendimin e Qeverisë për orarin e lëvizjes së lirë, por edhe Policinë e Kosovës dhe mjekët të cilët janë heronj tanë në luftimin e këtij virusi. Gjithashtu në këtë situatë u garantoj të gjithë qytetarëve mitrovicas se asnjë artikull ushqimor nuk do të mungoj në marketet e Mitrovicës, dhe se komuna është e gatshme tu dalë në ndihmë 24 orë në ditë, ku do të sigurojmë 1 mijë pako me 14 artikuj të ndryshëm ushqimor, dhe rreth 25 mijë kg miell për t’iu ndihmuar sado pak familjeve në nevojë sociale”, tha ndër të tjera Bahtiri.

Me këtë rast lidhur me propozim/vendimin për transferin e mjeteve financiare të komunës për parandalimin e epidemisë COVID-19, drejtori për Financa dhe Zhvillim Ekonomik, Shukri Gashi, tha se mjetet financiare në vlerë prej 170 mijë euro janë siguruar nga kodi i investimeve, duke kaluar në kodin për emergjenca, si nevojë për tu përballur me pandeminë e COVID-19. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Lajme
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

Lajme
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata

QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”

Shëndetësi
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori