LAJMI I FUNDIT:

Kompanitë amerikane i shkruajnë letër Trumpit mbi importet kineze

Kompanitë amerikane i shkruajnë letër Trumpit mbi importet kineze

Rreth 200 kompani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dërguar një letër presidentit Donald Trump duke i kërkuar të anulojë rritjen e re të tarifave me Kinën. Trump njoftoi rritjen e tarifave dhe zgjerimin e tyre në rreth 550 miliardë dollarë produkte importi nga kina.

Sipas kompanive të këpucëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tarifat e importit janë shumë të larta më 11 për qind. Me rritjen e re, tarifat për disa produkte do të shkojnë në 67 për qind. Ata thonë se diçka e tillë do t’i kushtojë konsumatorëve amerikane të paktën katër miliardë dollarë çdo vit.


“Nuk ka asnjë dyshim se tarifat do të shërbejnë si një taksë e fshehur që paguhet nga individët dhe familjet amerikane”, thuhet në letrën e tyre drejtuar Presidentit Trump.

Drejtuesit e këtyre kompanive janë thellësisht të shqetësuar për tarifat që do të vijnë. Veç konsumatorëve, tarifat e reja do të dëmtojnë rëndë edhe shitësit me pakicë.

“Tarifat shtesë do të shërbejnë si një ‘gozhdë në arkivolin’ e tyre”, shprehen ata. /Telegrafi/