LAJMI I FUNDIT:

Kompania kineze Suning do t’i paguajë pagat e Luka Modric te Interi

Kompania kineze Suning do t’i paguajë pagat e Luka Modric te Interi
MOSCOW, RUSSIA - JULY 15: Luka Modric of Croatia looks dejected following the 2018 FIFA World Cup Final between France and Croatia at Luzhniki Stadium on July 15, 2018 in Moscow, Russia. (Photo by Dan Mullan/Getty Images)

Kompania e njohur kineze Suning mund ta paguajë pagën e Luka Modric, që mund të bashkohet me Interin nga Real Madridi.

Nerazzurrët janë duke tentuar të nënshkruajnë me kroatin këtë verë, me 32 vjeçarin që thuhet se kërkon largimin nga mbretërit.


Sipas Corriere dello Sport, plani është që Modric të nënshkruaj për katër vite, ndërsa në fund të shkojë në Jiangsu Suning për ta mbyllur karrierën.

Luka Modric (Getty Images)

Suning Group  zotëron shumicën e aksionëve si të klubit italian, po ashtu edhe atij kinez, ku kompania e sheh si efekt komercial të jashtëzakonshëm marrjen e kroatit.

Kompania kineze do të paguante pagat e tij duke e bërë Modric fytyrën globale të markës së tyre, ndërsa do ta mbante Interin brenda limiteve financiare të Fair Play.

Modric drejt Interit (Getty Images)

Kjo është një qasje e ngjashme me atë të Juventusit që nënshkruan me Cristiano Ronaldon.

Mendohet se shumica e pagës prej 30 milion euro për sezonin do të paguhet nga sponsorizimet e FCA, kompani e kontrolluar nga familja Agnelli.

Suning është një nga kompanitë më të mëdha të Kinës, me të ardhura prej rreth 18 miliardë eurosh në vitin 2016. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Rio Ferdinand tregon haptas lojtarin i cili duhet të largohet nga Manchester United

Rio Ferdinand tregon haptas lojtarin i cili duhet të largohet nga Manchester United

Premier League
Guardiola u ‘rrëmbye’ nga lotët pas fjalëve që Kloppi i tha për të në ditën e fundit në Angli

Guardiola u ‘rrëmbye’ nga lotët pas fjalëve që Kloppi i tha për të në ditën e fundit në Angli

Premier League
Carlo Ancelotti ka marrë vendimin e madh për finalen e Ligës së Kampionëve

Carlo Ancelotti ka marrë vendimin e madh për finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks
Ish-bashkëlojtari paralajmëron ashpër Mbappen për ambientin tek Real Madridi

Ish-bashkëlojtari paralajmëron ashpër Mbappen për ambientin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Zbulohet mesazhi që Guardiola i ka çuar Rio Ferdinandit pasi fitoi titullin e katërt radhazi

Zbulohet mesazhi që Guardiola i ka çuar Rio Ferdinandit pasi fitoi titullin e katërt radhazi

Premier League
Kalo në kategori