LAJMI I FUNDIT:

Komisioni për marrëdhëniet ndëretnike sot duhet të vazhdojë punën e Kuvendit të Maqedonisë

Komisioni për marrëdhëniet ndëretnike sot duhet të vazhdojë punën e Kuvendit të Maqedonisë

Në Kuvendin e Maqedonisë sot do të mbahen mbledhje të komisioneve parlamentare ku deputetët duhet të diskutojnë në komisionin për sistemin politik dhe komisioni për për marrëdhëniet ndëretnike, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në rend dite për diskutim është propozim ligji për avokatin e popullit dhe ligjin për barazi gjinore ”Barazia gjinore-trendet dhe sfidat”, thuhet në njoftimin e komisioneve parlamentare.


Ndryshe, do të diskutohet edhe puna e avokatit të popullit dhe ingerencat e tij. Pritet që avokatit shqiptar Ixhet Mehmeti t’i merren disa nga ingerencat e punës së tij dhe të njejtat t’i delegohen Ministrisë së Drejtësisë./Telegrafi/