LAJMI I FUNDIT:

Komisioni për legjislacion mban mbledhje

Komisioni për legjislacion mban mbledhje

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit sot mban mbledhjen e radhës.

Mbledhja mbahet në ora 10:00.


Rendi i ditës

Propozimi dhe miratimi i rendit të ditës;

Votimi i Raportit Vjetor i punës së Akademisë së Drejtësisë për vitin 2019

Votimi i Raportit Vjetor i Punës së Agjencisë Kundër Korrupsionit për vitin 2019

Votimi i Raportit Vjetor i punës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2019;

Diskutim lidhur me Raportin e Punës së Këshillit Gjyqësor dhe të Këshillit Prokurial të Kosovës, për vitin 2019. /Telegrafi/