LAJMI I FUNDIT:

Komisioni për Integrime Evropiane vizitë zyrtare në Parlamentin Hungarez

Komisioni për Integrime Evropiane vizitë zyrtare në Parlamentin Hungarez

Komisioni për Integrime Evropiane i Kuvendit të Republikës së Kosovës, kryesuar nga kryetarja e Komisionit, Njomza Emini dhe anëtarët: Bislim Zogaj, Donika Kadaj-Bujupi dhe Time Kadriaj, po qëndrojnë në një vizitë zyrtare në Hungari, ku kanë zhvilluar disa takime në Parlamentin Hungarez dhe në Zyrën e Sekretarit të shtetit Hungarez.

Delegacioni  i Kuvendit është pritur nga Komisioni Parlamentar për Çështje të BE-së dhe Komisioni për Punë të Jashtme të Parlamentit të Hungarisë.


Në këto takime është diskutuar lidhur me bashkëpunimin dhe koordinimin ndërmjet dy vendeve për çështje të ndryshme lidhur me perspektiven evropiane të Kosovës.

Emini, në emër të delegacionit ka falënderuar gatishmërinë e Hungarisë për mbështetje të vazhdueshme për Kosovën.

Gjithashtu, gjatë këtyre takimeve, Richárd Hörcsik, kryetar i Komisionit parlamentar për Çështje të BE-së, si dhe Zsolt Németh, kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin Hungarez, kanë shprehur gatishmërinë e tyre për bashkëpunim dhe mbështetje të Kosovës në procesin e integrimit evropian.

Është diskutuar edhe lidhur me mekanizmat parlamentar për mbikëqyrjen e zbatimit të MSA-së, bashkëpunimin dhe koordinimin sa i përket pjesëmarrjes dhe anëtarësimit të Kosovës në organizatat e ndryshme rajonale dhe ndërkombëtare, liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, si dhe shumë çështje tjera.

Delegacioni i Kuvendit gjithashtu ka zhvilluar edhe një takim me Zyrën e Sekretarit të shtetit Hungarez për çështje të BE-së. Ndërkaq, gjatë ditës së nesërme delegacioni i Kuvendit të Republikës së Kosovës do të zhvillojë një takim edhe me nënkryetarin e Parlamentit, Gergely Gulyás.  /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë
Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Politikë
Kalo në kategori