Komiku amerikan, Katt Williams, është arrestuar në Portland të Oregonit për shkak të sulmit ndaj një vozitësi publik – bën të ditur AP.

Sipas agjencisë së lajmeve, aktori ndodhet në burg, për shkak se e ka sulmuar fizikisht një vozitës, i cili duhej ta transportonte atë dhe qenin e tij në qytet, ku komiku duhej të performonte.


KattWilliams 2 Ice Cube dhe Katt Williams (Photo by Kevin C. Cox/Getty Images)

47-vjeçari ndodhet në Portland në kuadër të shout komik, “Wild 'N Out”, të Nick Cannon.

Policia ka njoftuar se vozitësi i automjetit që është në pronësi të qytetit, ka pësuar lëndime në fytyrë.

Pas incidentit, Williams ishte larguar me një veturë tjetër, mirëpo është arrestuar gjatë fundjavës.

KattWilliams 3 Katt Williams (Photo by Alison Buck/Getty Images for Backstage Creations)

Kundër tij është ngritur padia për sulm të shkallës së katërt, ndërsa seanca dëgjimore do të mbahet sot (e hënë).

Zëdhënësi i Williams nuk e ka komentuar këtë ngjarje, ndërsa autoritetet e burgut nuk kanë pasur informacion nëse ai ka angazhuar një avokat. /Telegrafi/