LAJMI I FUNDIT:

KOMF, spot vetëdijesues mbi mbrojtjen e fëmijëve (Video)

KOMF, spot vetëdijesues mbi mbrojtjen e fëmijëve (Video)

“Të mendojmë më shumë për ta, të ju jetësojmë ëndrrat, tu përmirësojmë jetën, sepse ne Duhet dhe ne Mundemi”.

Ky është mesazhi të cilin Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF, i cili përfaqëson njëzet e dy organizata jo qeveritare, e ofron përmes një spoti vetëdijësues mbi mbrojtjen e fëmijëve dhe respektimin e të drejtave të tyre, në Kosovë.


Spoti lansohet më 15 maj, që është edhe Dita Ndërkombëtare e Familjes.

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF, i themeluar në qershor të vitit 2011, është një koalicion i përbërë nga 22 organizata jo qeveritare vendore dhe ndërkombëtare të cilat punojnë në fushën e mbrojtjes së fëmijëve, me mision të përbashkët avokimin për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në Kosovë.