LAJMI I FUNDIT:

Komentuesja i thotë se nuk ka dashuri të sinqertë mes saj dhe Keithit, Adriana Matoshi i kundërpërgjigjet

Komentuesja i thotë se nuk ka dashuri të sinqertë mes saj dhe Keithit, Adriana Matoshi i kundërpërgjigjet
Foto: Adriana Matoshi/Instagram

Aktorja e njohur shqiptare, Adriana Matoshi, dhe Keith Groeneveld, vazhdojnë të jenë të shumë-komentuar në mediat rozë.

Së fundmi, aktorja dhe njëherësh deputetja e Kuvendit të Kosovës, mori vëmendjen me një postim në rrjetet sociale, ku i uronte të dashurit të saj ditëlindjen e 22-të.


Ndërkohë, vetëm një ditë më parë, ky çift kremtoi një vjetorin e njohjes mes tyre – ani pse për publikun lidhja u bë e ditur disa muaj më vonë.

Foto: Adriana Matoshi/Instagram

Teksa marrin komente të shumta nga ndjekësit rreth raporteve mes tyre, Adriana dhe Keith hasin shpesh edhe në komente negative, disa prej të cilave nuk ngurojnë t’iu kundërpërgjigjen.

I tillë është rasti i fundit kur Matoshi është përballur me një ndjekëse, e cila i ka komentuar në Instagram, duke e cilësuar dashurinë e çiftit si “jo të sinqertë”.

“Nëse ka dashuri të sinqertë mes jush atëherë ka me pas dashuri edhe mes meje dhe Samuel Umtitit”, i shkruan komentuesja.

Ndërkohë me të parë këtë koment, Adriana vendosi që komentueses t’i kundërpërgjigjet duke shkruar: “E keqja është se s’po të njoh as ty as Samuelin dhe e mira është që ti kënaqesh tu frymëzu prej nesh.. Paqe zemër”.

Adriana e ka theksuar shumë herë se nuk i pengojnë fjalët e të tjerëve, duke e cilësuar dashurinë mes saj dhe Keithit si shembull për të tjerët. /Telegrafi/

Foto: Adriana Matoshi/Instagram