LAJMI I FUNDIT:

Adriana Matoshi: Unë dhe Keith nuk jemi shembull i keq për të tjerët, jemi shembulli më i mirë për të treguar se zemra nuk gënjen kurrë

Adriana Matoshi: Unë dhe Keith nuk jemi shembull i keq për të tjerët, jemi shembulli më i mirë për të treguar se zemra nuk gënjen kurrë
Foto: Adriana Matoshi/Instagram

Për aktoren dhe deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, sot (e mërkurë) është një ditë vërtetë e veçantë.

Kjo pasi në një datë si kjo një vit më parë, ajo u njoh me partnerin e saj, ish-futbollistin dhe reperin Keith Groeneveld.


Me këtë rast, çifti kanë kujtuar përmes rrjeteve sociale takimin e tyre të parë, përmes fotografive që i kanë ndarë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale.

Foto: Adriana Matoshi/Instagram

Ndërkohë, teksa e ka publikuar këtë imazh për ndjekësit në InstaStory, Adriana ka në mbishkrimin e saj, ka numëruar të mirat që i ka sjell Keithi që në momentin që ka hyrë në botën e saj.

Adriana Matoshi dhe Keith Groeneveld publikojnë fotografi nga takimi i tyre i parë, i cili ndodhi një vit më parë
Lexo po ashtu Adriana Matoshi dhe Keith Groeneveld publikojnë fotografi nga takimi i tyre i parë, i cili ndodhi një vit më parë

“Keith kurrë nuk më ka thënë mos kesh shumë, mos e hap gojën e madhe, po dukesh keq, mos e vesh këtë se po dukesh dobët, pse të ka dalë kjo puçërr në ballë e po të vjen era djersë, çka është kjo fytyrë e ënjtur, pse po i fole atij, pse e përqafon atë, kush është ai djalë që ta bëri ‘like’, pse ia bëre follow? Kurrë për asnjë moment nuk ka tentuar të ndërrojë diçka te unë, më ka pranuar me të mirat dhe të këqijat e mia! Për një vit më ka bërë të kuptoj se unë vlej edhe e falënderoj për krejt dashurinë dhe respektin që e ka bërë për mua! Të dashur njerëz, respektoni e duajini partnerët tuaj, se prej dashuria sjell veç të mira”, ka shkruar Matoshi.

Foto: Adriana Matoshi/InstaStory

E për ata që e paragjykojnë për ngjyrën e partnerit të saj, deputetja e Kuvendit të Kosovës bëri një tjetër postim, ku shkroi se me partnerin e saj nuk sheh ndonjë ndryshim dhe se janë shembull i mirë për të tjerët.

“Duar unë-duar Keithi, sy unë-sy Keithi, hundë unë-hundë Keithi, këmbë unë-këmbë Keithi, zemër unë-zemër Keithi. Të dyve na ka krijuar i njëjti Zot. Nuk po shpërndajmë urrejtje dhe nuk jemi shembull i keq për të tjerët! Jemi shembulli më i mirë për të treguar se zemra nuk gënjen kurrë! Dëgjojeni zemrën për të qenë të lumtur”, ka shkruar tutje Adriana.

Foto: Adriana Matoshi/InstaStory

Aktorja e njohur dhe futbollisti afrikan kanë një vit njohje me njëri-tjetrin, teksa lidhja e tyre u bë publike në muajin tetor. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Magazina
Kalo në kategori