LAJMI I FUNDIT:

Kosova pëson në ndeshjen e fortë me Bosnjë-Hercegovinën

Kosova pëson në ndeshjen e fortë me Bosnjë-Hercegovinën

Në praninë e afro 2000 shikuesve, në një ambient të bukur sportiv, Kombëtarja e Kosovës në hendboll është përballur me Bosnjë-Hercegovinën. Mysafirët nga Bosnja kanë fituar me rezultat 25:22.

Ndeshja u luajt të mërkurën mbrëma në Pallatin e Rinisë në Prishtinë. Ndeshja ishte e fortë dhe e hapur thuajse deri në fund. Por cilësia, e sidomos përvoja në nivel të lartë e lojtarëve të Bosnjës, ka bërë dallimin.


Lojtarët tanë kanë dhënë maksimumin e në raste edhe janë djegur nga dëshira e madhe për sukses. Angazhimi nuk ka munguar nga fillimi e deri në fund, por që këtë herë nuk mjaftoi.

Mysafirët nga Bosnja kanë nisur më mirë ndeshjen duke krijuar epërsi deri në shtatë gola në pjesën e parë. Djemtë tanë megjithatë u kthyen në lojë dhe afruan rezultatin në 14:10, me të cilin përfundoi pjesa e parë.

Pjesa e dytë nisi shumë mirë për Kombëtaren tonë. Sulmet ishin më efikase e mbrojtja më e fortë. Në minutën e 40-të, barazuam rezultatin në 16:16 e më pas kaluam në epërsi 17:16.

Golin e epërsisë e shënoi Egzon Gjuka në minutën e 42-të. Por më pas Kombëtarja jonë pati krizë në lojë, kryesisht për meritë të nivelit të kundërshtarit. Bosnja u shkëput në 23:17 dhe më pas ia doli ta mbajë epërsinë deri në fund.

Drenit Tahirukaj ishte më efikasi te Kombëtarja jonë me 5 gola. Nga 4 i shënuan Drilon Tahirukaj e Egzon Gjuka.

Haris Berisha i kishte pesë pritje, kurse Flamur Gërbeshi i kishte tri pritje.

Kombëtarja tani i kthehet ndeshjes në udhëtim me Bosnjë-Hercegovinë. Ndeshja luhet në Tuzlla, të dielën. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori