LAJMI I FUNDIT:

Komandanti i FSK-së i gatshëm të merr përgjegjësi për listat e veteranëve

Komandanti i FSK-së i gatshëm të merr përgjegjësi për listat e veteranëve

Gjenerali Rrahman Rama, që sot udhëheq me institucionin më të besueshëm në vend, Forcën e Sigurisë së Kosovës, pranon se problemi me listat e veteranëve po dëmton imazhin e Republikës së Kosovës dhe atë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë luftës, Rrahman Rama ishte komandat i Zonës Operative të Shalës, zonë për të cilën thotë se është i gatshëm të jap sqarime, në çdo kohë që është e nevojshme.

Thotë se nuk e kupton se me çfarë përgjegjësie morale dikush mund të gëzoj statusin e veteranit luftëtar që nuk i takon.

Në një intervistë dhënë për KosovaPress, Rama thotë se çështja e veteranëve tash është në duart e institucioneve të drejtësisë.

“Unë kam qenë edhe si anëtar i Komisionit Qendror, dhe mund të them me përgjegjësi, për aty ku kam qenë përgjegjës, mund të them dhe mund të jap sqarime e përgjegjësi… Për atë përgjegjësi që më takon jam i gatshëm që çdo kund, në çdo moment të jap arsyetim ose përgjegjësi”, thotë ai.

Gjeneral Rama thotë se tash edhe qytetarët duan të dinë se kush ka qenë e kush jo luftëtar veteran, por sipas tij do duhet kohë dhe sqarim që të zbardhet çdo gjë.

Sipas tij, duhet të dalë në dritë çdo gjë si për veteranët e vërtetë, ashtu edhe për ata që pretendohet se kanë keqpërdorë.

Por, komandanti i Forcës thotë se nuk e kupton se me çfarë përgjegjësie morale dikush mund të gëzojë një status që nuk i takon.

“Nuk e di se ata veteranë, nëse ka, nuk e di, nëse ka të rrejshëm nuk e di në kuptimin moral si mund ta marrë një titull kur nuk ka qenë, kur familja e tij e di që nuk ka qenë pjesë e luftës, kojshitë e dinë, farefisi e di, katundi e di që ai nuk ka qenë veteran. Nuk e di me çfarë përgjegjësie morale,  njerëzore mund ta gëzojnë një status që nuk u takon. Kjo është e pakuptueshme për mua. Por, mendoj që tash kjo është çështje e drejtësisë, është proces që do të vazhdojë dhe po besoj që të gjitha do të zbardhen,  do të dihet realiteti kush është më të vërtetë veteran e kush është përfitues ose qysh po i quajnë tash ‘veteran i rrejshëm’”, tha Rama.

Ditë më parë, Prokuroria Speciale e Kosovës ka dërguar në Gjykatën Themelore në Prishtinë listën e plotë me mbi 20 mijë emrat që po cilësohen persona që përfituan kundërligjshëm në emër të statusit të veteranit.

Në Zonën Operative të Shalës, u publikuan 187 anëtarë veteranë të cilët prokuroria i kategorizon të rrejshëm.

Kujtojmë se me hartimin e listave të veteranëve Zona Operative e Shalës kishte dalë me më së paku veteranë, krahasuar me zonat e tjera./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori