ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Bashkëluftëtarë dhe familjarë kanë bërë homazhe sot te varri i gjeneral Xheladin Gashit i njohur edhe si komandant Plaku.

Aty u vlerësua lart figura dhe veprimtaria e gjeneral Plakut, i cili  një jetë të tërë ia kushtoi atdheut, pasi veprimtarinë  atdhetare zhvilloi edhe para themelimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.


Plaku ishte njëri nga themeluesit e celulave të para të UÇK-së, si dhe anëtar i Shtabit të Përgjithshëm që nga themelimi i UÇK-së.

Komandant Plaku ka vdekur në vitin 2005 ku në atë kohë ka qenë në krye të Shoqatës “Miqtë e TMK-së”.

Me emrin e tij është emëruar Shkolla Fillore në Komoran, në të cilën shkollë Plaku ishte nxënës dhe po ashtu për shumë vite ka punuar si mësimdhënës, ndërsa ish-presidentja e vendit, Atifete Jahjaga e ka dekoruar me medaljen “Heroi i Kombit”.