LAJMI I FUNDIT:

Kolona të gjata deri në tri kilometra në pikën kufitare Dheu i Bardhë

Kolona të gjata deri në tri kilometra në pikën kufitare Dheu i Bardhë

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, ka njoftuar se në pikat kufitare me Serbinë janë krijuar kolona të gjata.

Kolonat më të gjata janë krijuar në pikën kufitare Dheu i Bardhë, kolona këto të cilat arrijnë deri në tre mijë metra, ndërsa në dy pikat tjera kufitare me Serbinë, Muçibabë dhe Merdarë kolonat arrijnë deri në 500 metra, transmeton Telegrafi.


Në pika tjera kufitare nuk raportohet për kolona të mëdha, duke përjashtuar pikën kufitare me Maqedoninë, Hani i Elezit, në të cilën janë kolonat deri në 30 metra.

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, bën të ditur se rrugët që shpiejnë në pikat kufitare janë të kalueshme./Telegrafi/