LAJMI I FUNDIT:

Koha për ndryshime te Real Madridi: Pikat kyçe ku mbretërit do të lëvizin

Koha për ndryshime te Real Madridi: Pikat kyçe ku mbretërit do të lëvizin

Florentino Perez e pranoi publikisht dy javë më parë se Real Madridi ka nevojë për disa ndryshime këtë verë.

Ky  vendim ishte marrë para eliminimit të tyre nga Liga e Kampionëve në gjysmëfinale nga Chelsea.


Rindërtimi i Real Madridit është vendosur të fillojë sa më shpejt që sezoni të mbarojë më 23 maj, pavarësisht nëse ata arrijnë të fitojnë titullin në La Liga apo jo.

Trajner

Çështja e parë që Real Madridi pritet të merret është ajo e trajnerit të tyre të ardhshëm, me klubin që ka filluar monitorimin e pasardhësve të Zinedine Zidane.

Shefi i Real Madrid Castilla, Raul Gonzalez duket se është zëvendësimi natyral i francezit, por ka edhe shumë alternativa në dispozicion, si Massimiliano Allegri dhe Joachim Low.

Los Blancos e pranojnë se shtylla kurrizore e kësaj skuadre që i ka dhënë klubit shumë suksese, ka filluar plakjen dhe lëndimet janë shtuar. 58 dëmtime të pësuara nga lojtarët e Real Madridit deri më tani këtë sezon konsiderohen shumë.

Vendime për lojtarët e huazuar 

Gareth Bale, Luka Jovic, Brahim Diaz, Dani Ceballos, Martin Odegaard, Take Kubo dhe Reinier Jesus, janë emrat që do të kthehen te Real Madridin kur të përfundojë sezoni.

Nga të gjithë këta të huazuar, vetëm Odegaard mund të ketë një mundësi tjetër nëse Zidane largohet në verë, ndërsa Kubo dhe Reinier shihen si lojtarë premtues për të ardhmen.

Largimet

Luka Modric ka rinovuar kontratën e tij edhe për një sezon tjetër, por Lucas Vazquez dhe Sergio Ramos nuk kanë rënë dakord ende për një marrëveshje të re.

Eden Hazard, Marcelo dhe Isco po ashtu nuk janë në planet e klubit për sezonin e ardhshëm, por largimi i tyre këtë verë nuk do të jetë i lehtë për shkak të pagave të tyre të larta.

Nënshkrimet

David Alaba do të jetë një lojtar i ri i Real Madridit sezonin e ardhshëm dhe klubi është i gatshëm të nënshkruajë edhe me një emër të madh me Kylian Mbappen si objektivin e tyre kryesor.

Sulmuesi francez dëshiron të transferohet te Los Blancos dhe Paris Saint-Germain mund ta përfitojnë këtë verë për të shmangur humbjen e tij falas në vitin 2022, kur kontrata e tij përfundon.

Ndërkohë, lëvizja e mundshme e Erling Haaland varet vetëm nga kërkesat e Borussia Dortmund, pasi çmimi i tij mund të përcaktohet rreth 150 milionë euro./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Liga e Kampionëve
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Ligat tjera
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit  - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori