LAJMI I FUNDIT:

Koha ecën ngadalë për Cindy Crawford (Foto)

Koha ecën ngadalë për Cindy Crawford (Foto)

Cindy Crawford është një prej modeleve më të famshme në botë. Ajo është dëshmi se për disa femra koha kalon më ngadalë.

Së fundmi, bukuroshja ka bërë një set fotografik për revistën e njohur Vogue duke pozuar në plazh.


Njërën prej fotografive e ka publikuar në Instagram, ku shfaqet e shtrirë në plazh vetëm me xhinse, teksa në pjesën e sipërme është krejtësisht e zhveshur.

Koha ka ndaluar për Cindyn (Instagram)

Megjithatë, ajo është e shtrirë barkas duke penguar ekspozimin e gjoksit.

“Gjithmonë në xhinse. Faleminderit revistës Vogue”, shkruan në përshkrimin e fotografisë.

Dhjetë femrat që për to mosha është vetëm numër, bukuria dhe trupi i tyre do t’iu mahnitë (Foto)
Lexo po ashtu Dhjetë femrat që për to mosha është vetëm numër, bukuria dhe trupi i tyre do t’iu mahnitë (Foto)

Të mos harrojmë se Cindy është 51 vjeçare, ndërsa ajo nuk turpërohet kur e ekspozon trupin e saj. /Telegrafi/