LAJMI I FUNDIT:

Koeman zëvendësues i Wengerit te Arsenali?

Koeman zëvendësues i Wengerit te Arsenali?

Ronald Koeman është emri i ri për stolin e Arsenalit.

Pas 20 vjetësh, epokës së Arsene Wenger në stolin e topçinjve të Londrës i ka ardhur fundi. Humbja ndaj Liverpoolit këtë të shtunë i vuri vulën largimin të teknikut francez nga Arsenali pasi edhe tifozët kanë dalë kundër tij duke iu kërkuar drejtuesve largimin e 67-vjeçarit.


Tashmë dilema është se cili do të jetë pasuesi i francezit në stolin e topçinjve.

Wenger do ta refuzonte edhe Barcelonën: Nuk dua të punoj diku tjetër
Lexo po ashtu Wenger do ta refuzonte edhe Barcelonën: Nuk dua të punoj diku tjetër

Pas emrave të tillë si Thomas Tuchel, Massimiliano Allegri, Rafael Benitez, Leonardo Jardim dhe Roger Schmitd së fundmi në skenë ka dalë një tjetër alternativë, pikërisht Ronald Koeman, përcjell Supersport.

Holandezi pasi shkëlqeu me Southmapton-in po bën mirë edhe me një skuadër tjetër të Ligës Premier dhe falë aftësive që zotëron ka përfunduar në radarët e drejtuesve të Arsenalit.

Sipas mediave angleze, krerët më të lartë të topçinjve të Londrës shohin te 50-vjeçari holandez, njeriun ideal për të zëvendësuar, francezin Wenger, të cilit i skadon kontrata në 30 qershor të këtij viti.

Koeman i hap derën Rooneyt, kështu do të dukej formacioni i Evertonit me sulmuesin anglez në skuadër (Foto)
Lexo po ashtu Koeman i hap derën Rooneyt, kështu do të dukej formacioni i Evertonit me sulmuesin anglez në skuadër (Foto)

Koeman u pëlqen drejtuesve të Arsenalit jo vetëm për rezultatet e arritura gjatë kësaj periudhe, por më tepër për mënyrën e tij të punës.

Holandezi përdor dorën e hekurt brenda dhomave të zhveshjes dhe mbi të gjithë është një trajner me shumë karakter, cilësi këto që mund ta ndihmojnë për të drejtuar një klub të madh si Arsenali.