LAJMI I FUNDIT:

Koeman: Barcelona gjithmonë besonte dhe kurrë nuk hoqi dorë nga Copa del Rey

Koeman: Barcelona gjithmonë besonte dhe kurrë nuk hoqi dorë nga Copa del Rey

Ronald Koeman vlerësoi mendimin e Barcelonës ndërsa ata përfunduan një rikthim të jashtëzakonshëm ndaj Sevillas në gjysmëfinalet e Copa del Rey dhe siguruan një vend në finalen e madhe të Kupës së Mbretit.

Ousmane Dembele shënoi gjatë fillimit të ndeshjes, ndërsa Gerard Pique shënoi në minutat shtesë për 2-0, rezultat me të cilin ishte mbyllur ndeshja e parë.


Në minutat shtesë, Barcelona gjeti edhe një gol vendimtar me anë të Martin Braithwaite, i cili shënoi për 3-0 dhe kjo fitore me karakter ka gëzuar trajnerin.

Barcelona triumfon pas vazhdimeve ndaj Sevillas dhe kalon në finale të Copa del Rey
Lexo po ashtu Barcelona triumfon pas vazhdimeve ndaj Sevillas dhe kalon në finale të Copa del Rey

“Ne gjithmonë kemi besuar. Ne kurrë nuk kemi hequr dorë nga Copa del Rey. Është çështje mentaliteti”, ka thënë fillimisht Koeman pas ndeshjes.

“Unë, si trajner, nuk mund të kërkoj nga ekipi im të bëjë më shumë nga ato që kam parë sonte (e mërkurë)”.

“Ne luftuam deri në kohën shtesë dhe është e pabesueshme. Jam shumë i kënaqur me punën e ekipit”.

“Ne e meritonim të kualifikohemi. Unë mendoj se ishim më të mirë në të dy ndeshjet. Ne ishim ekipi më i mirë”, përfundoi trajneri i Barcelonës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

La Liga
Kalo në kategori