LAJMI I FUNDIT:

Kociq: LSDM investon në shëndetësi, krijon kushte më të mira për trajtimin e qytetarëve

Kociq: LSDM investon në shëndetësi, krijon kushte më të mira për trajtimin e qytetarëve

Koferenc për mediat deputeti i LSDM-së Nenad Kociq, bën të ditur se të gjitha qendrat mjekësore në vend kanë përfituar nga një sërë investimesh kapitale. Klinika për sëmundje kirurgjikale në Shkup “Shën Naum Ohridski” ka përfituar nga një investim prej 1 milion euro për blerjen e aparateve të reja, duke përfshirë një aparat modern për litotripsi, një mamografi me tomosintezë dhe një kolonë laparoskopike për procedurat kirurgjikale minimale invazive.

“Investimet vazhdojnë edhe në fushën e ortopedisë, ku salla e kirurgjisë është rinovuar me një investim prej 15.000.000 denarë, duke mundësuar rritjen e numrit të operacioneve për 20% në vit. Klinika e re në Kozle është shndërruar nga një institut për sëmundjet e mushkërive në një klinikë e cila ofron kujdes specialistik në nivelin terciar” tha ai.


Përveç kësaj,ai shtoi se klinikat e gastroenterohepatologjisë, endokrinologjisë, toksikologjisë dhe departamenti i pediatrisë në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit janë pajisur me pajisje të reja për të siguruar kujdesin më modern dhe të plotë për pacientët.

“Në Saraj, qytetarët kanë përfituar për herë të parë pas 50 vitesh nga një qendër poliklinike moderne, e cila ka kushtuar 1.3 milionë euro. LSDM ka ngritur edhe pagat për punëtorët shëndetësorë dhe mjekët, duke vënë theksin në vlerësimin dhe përmirësimin e kushteve të punës për personelin shëndetësor” shtoi ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Kalo në kategori