Një klub spanjoll nga zona e Huelvas, Club Deportivo Pinzon, që bënë pjesë në kategoritë e ulëta ka bërë një çmenduri me fanellat e saj.

Club Deportivo Pinzon prezantoi atë që do të jenë fanellat zyrtare për sezonin e ardhshëm dhe një gjë është e sigurt, kostumet e reja tashmë po bëjnë xhiron e botës.


Kjo është për shkak se klubi ka vendosur që të përfshijë fruta në fanellat e reja, fruta si luleshtrydhja dhe boronica në këtë rast.

Me sa duket ideja ka ardhur nga një kompani sponsorizimi, për të cilin klubi ka rënë dakord.

Duke e gjykuar nga çmenduria që solli në rrjetet sociale në Spanjë, Pinzon po korr frytet e atij vendimi, pasi ka fituar vëmendjen e të gjithëve. /Telegrafi/

pinzon

pinzon1

pinzon 3

telegrafi sport app