LAJMI I FUNDIT:

Klubi i Prodhuesve reagon ndaj keqpërdorimit të imazhit të kompanisë Fluidi

Klubi i Prodhuesve reagon ndaj keqpërdorimit të imazhit të kompanisë Fluidi

Klubi i Prodhuesve ka reaguar ndaj keqpërdorimit të imazhit të kompanisë Fluidi nga kompania sllovene Promax Stav.

Kjo e fundit ka keqpërdorur ambalazhin e produktit Jaffa Champion të kompanisë Fluidi duke e dëmtuar reputacionin dhe duke e lidhur me veprime që nuk kanë të bëjnë aspak me kompaninë Fluidi.


Reagon “Fluidi”, thotë se një kompani sllovake keqpërdori ambalazhin e “Jaffa” për të kontrabanduar duhan
Lexo po ashtu Reagon “Fluidi”, thotë se një kompani sllovake keqpërdori ambalazhin e “Jaffa” për të kontrabanduar duhan

“Kompania sllovene ka blerë produktet e Jaffa Champion në Maqedoni, paketimet të cilat më pas i ka zbrazur duke i mbushur me duhan dhe rërë dhe më pas ka bërë kontrabandimin e tyre drejt shteteve të Evropës.

Klubi i Prodhuesve shpreh shqetësimin dhe kërkon nga autoritetet e vendit tonë që të reagojnë dhe kërkojnë zbardhje të rastit, e gjithashtu edhe të mbrojnë produktet e vendit të cilat kanë arritur me shumë mund dhe sakrificë të dëshmojnë për kualitetin e tyre si në tregun e vendit po ashtu edhe në tregjet ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin për media. /Telegrafi/