LAJMI I FUNDIT:

Klubi nga San Marino kërkon Dani Alvesin: Ne pamë CV-në tënde, nuk ishte e keqe – eja të fitosh dhe të hash sandviç ‘piadina’  

Klubi nga San Marino kërkon Dani Alvesin: Ne pamë CV-në tënde, nuk ishte e keqe – eja të fitosh dhe të hash sandviç ‘piadina’  

Pas transferimit të fituesit të Kupës së Botës me Italinë, Cristian Zaccardo, skuadra Sammarinese, Tre Fiori, tani e do brazilianin Dani Alves në skuadrën e tyre.

Tre Fiori nënshkroi me Zaccardon në pjesën e dytë të sezonit të kaluar dhe tani janë gati të shtojnë në mbrojtje një tjetër emër të njohur ndërkombëtarisht.


Ata janë të njohur ‘Ultras’ dhe janë shtatë herë kampionë të San Marinos, por nuk kanë fituar titullin e Ligës që nga viti 2011 dhe përfunduan të tretët në sezonin 2018-19.

Alves vë nën alarm Cityn dhe Arsenalin: Po kërkoj punë, ku duhet të vazhdoj?
Lexo po ashtu Alves vë nën alarm Cityn dhe Arsenalin: Po kërkoj punë, ku duhet të vazhdoj?

Alves, nga ana e tij, është lojtar i lirë pas largimit nga Paris Saint-Germain dhe 36 vjeçari, i cili fitoi kohëve të fundit Copa American me Brazilin ka marr një ofertë pasi deklaroi se po kërkon skuadër.

Alves është lojtari më i trofeshë në botë (Foto: Buda Mendes/Getty Images/Guliver)

“Hej Dani! Ne pamë CV tuaj, nuk ishte keq! Jemi Tre Fiori, skuadra më e suksesshme në Republikën e San Marino. A do të na bashkoheni për të fituar më shumë trofe?”.

“Ne do të ishim të lumtur t’ju mirëpresim këtu në San Marino! Futbolli i mirë dhe “piadina” e shijshme [një sandviç Sammarinese] ju presin!”.

“Dani Alves kërkoi një ekip dhe ky është propozimi ynë! Çfarë i thoni kësaj? A do ta bindin arritjet tona apo ‘piadina’?”, thuhet në postimin e Tre Fiorit në Instagram. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori