Jose Mourinho mund të jetë pranë një rikthimi senzacional në Ligën Premier, pasi drejtuesit e Newcastle United po shqyrtojnë mundësinë e një ndryshimi në bankinë.

Ish-trajneri i Chelsea dhe Manchester United raportohet se është një nga kandidatët kryesorë për “Laraskat”, në rast se klubi vendos të ndahet me Eddie Howe gjatë verës.


Sipas talkSPORT, pronarët arab të Newcastle thuhet se janë të tërhequr nga ideja e emërimit të një figure të nivelit botëror për të udhëhequr fazën e ardhshme të zhvillimit të klubit.

Edhe pse Howe aktualisht gëzon mbështetjen e bordit, presioni nga tifozët është rritur pas një periudhe të vështirë të rezultateve.

Gjithashtu ekziston një ndjesi se vetë Howe mund të largohet nëse beson se ka arritur kufirin e asaj që mund të arrijë me skuadrën aktuale.

Newcastle po përgatitet për një verë të trazuar, pavarësisht se kush do të jetë në stol. Yje të njohur si Sandro Tonali dhe Tino Livramento janë lidhur me largime, ndërsa Anthony Gordon po tërheq interes serioz nga Bayern Munich dhe Arsenal.

Nëse klubi do të detyrohet të shesë për të blerë lojtarë, një trajner me profilin e Mourinhos shihet nga disa si figura ideale për të menaxhuar një periudhë të tillë tranzicioni kompleks.

Mourinho, aktualisht në krye të gjigantëve portugezë Benfica, nuk e ka fshehur kurrë simpatinë për futbollin anglez dhe për Newcastle, kryesisht për shkak të marrëdhënies së tij të ngushtë me legjendën Sir Bobby Robson gjatë kohës së tij te Barcelona.

Një kalim te Newcastle United do të shënonte kapitullin e 12-të të karrierës së tij si trajner, pas një periudhe të gjatë dhe të suksesshme në futbollin anglez.

Pavarësisht CV-së së tij të pasur, shumë janë skeptikë nëse Mourinho është ende zgjedhja e duhur për Ligën Premier në këtë fazë të karrierës së tij, pasi është vlerësuar se ndikimi i tij taktik ka rënë pas periudhave të fundit në Turqi dhe Portugali./Telegrafi/

telegrafi sport app