LAJMI I FUNDIT:

Klubi anglez e ndoqi nga afër Vedat Muriqin ndaj Besiktasit

Klubi anglez e ndoqi nga afër Vedat Muriqin ndaj Besiktasit

Sipas mediumit turk Haber Global, Leicester City e ka shikuar Vedat Muriqin nga afër të dielën kur Fenerbahce mundi rivalët e Besiktasit në derbin e Stambollit.

Muriqi është duke shkëlqyer në kampionat turk me Fenerbahcen, por edhe me fanellën e Kosovës duke bërë shumë klube të njohura për vete.

Mediat turke raportuan dy javë më parë se klubi anglez, Leicester City ka dërguar një zyrtar për të marrë informacione nga dora e parë për sulmuesin kosovar kur Fenerbahce u përball me Genclerbirligi në fillim të këtij muaji.

Vedat Muriqi, sulmuesi më i mirë i Fenerbahces në 12 vitet e fundit – synon rekordet e Van Hooijdonk dhe Alex
Lexo po ashtu Vedat Muriqi, sulmuesi më i mirë i Fenerbahces në 12 vitet e fundit – synon rekordet e Van Hooijdonk dhe Alex

Është raportuar gjithashtu se së bashku me Leicester Cityn, edhe Monaco dhe Sevilla kishin dërguar skautë të pranishëm për të parë 25 vjeçarin, i cili po mhanit me paraqitjet e tij.

Tani mediumi turk Haber Global raporton se ish-kampioni anglez dërgoi skautë edhe në ndeshjen e fundjavës që Fenerbahce e zhvilloi ndaj Besiktasit.

Muriqi shënoi golin e tretë kundër Besiktasit, duke ndihmuar ekipin e tij të mbyll hendekun ndaj liderëve në garën për titullin e Superligës Turke.

Ish-sulmuesi i Rizesporit ka qenë i lidhur me një largim nga Fenerbahce pavarësisht bashkimit me klubin verën e kaluar, dhe Leicesteri mund të përballet me konkurrencën nga rivalët e Tottenham Hotspur.

Më i miri i Kosovës, arrin dhjetë gola në kampionatin turk
Lexo po ashtu Më i miri i Kosovës, arrin dhjetë gola në kampionatin turk

Prizrenasi ka shënuar 10 gola për “Kanarinat e Verdha” këtë sezon në kampionat dhe është nën kontratë me ta deri në qershor 2023.

25-vjeçari ka treguar këtë formë edhe kur luan për Përfaqësuesen e Kosovës, pasi ka impresionuar gjatë eliminatoreve për Euro 2020 dhe Ligën e Kombeve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Përfaqësueset
Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Ndërkombëtare
Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Përfaqësueset
Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Përfaqësueset
Kalo në kategori