0Shares

Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, thuhet se ka vendosur të mos e ndjekë interesimin e tij në anësorin e Monacos, Thomas Lemar.

Reds ishin në mesin e klubeve që kishin shfaqur një interesim serioz në talentin francez, Lemar, në afatin e fundit kalimtar të verës.

Por, duket se trajneri gjerman i Reds, Klopp, nuk dëshiron të shpenzojë tani para të mëdha në yllin francez.

City rivalizon Arsenalin dhe Liverpoolin për Lemar City rivalizon Arsenalin dhe Liverpoolin për Lemar

Sipas mediumit lokal Liverpool Echo, Klopp ka disa dyshime në lidhje me nëse Lemar mund të përmirësojë skuadrën e tij.

Klopp nuk është i bindur nga potenciali i francezit (Getty Images)

Kjo pas gjermani ka marr parasysh performancat e tyre të fundit në ligë dhe Ligën e Kampionëve dhe mendon se Lemar nuk është i nivelit të tyre.

Gjithashtu Lemar nuk ka qenë aq mbresëlënës në Monaco, siç ishte në sezoni e kaluar dhe kjo ia forcon edhe më shumë mendimin gjermanit.

Lemar: Po punoj fortë që Liverpooli dhe Arsenali të bëjnë përsëri oferta Lemar: Po punoj fortë që Liverpooli dhe Arsenali të bëjnë përsëri oferta

Lemar ka vetëm dy gola dhe tetë asistime nën vete në 25 ndeshje të Ligue 1 këtë sezon.

Arsenali tani është kryesues i garës në nënshkrimin e 22-vjeçarit. Verën e kaluar, Topçinjtë kishin afat kalendarik për Lemar, por dështuan në minutën e fundit. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)