LAJMI I FUNDIT:

Klopp: Napoli mund ta fitojë Ligën e Kampionëve

Klopp: Napoli mund ta fitojë Ligën e Kampionëve

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka thënë se Napoli mund të fitojë Ligën e Kampionëve, pas humbjes që i shkaktuan në ndeshjen e parë të sezonit 2019/20 të kësaj gare.

Liverpooli u mposht 2-0 nga Napoli në ndeshjen e zhvilluar të martën mbrëma në San Paolo.


Pas kësaj humbje ka folur trajneri gjerman i Reds, Klopp, i cili beson se skuadra e Carlo Ancelottit ka cilësi për të fituar gjithë garën.

Klopp: Ishte ndeshje e çmendur, nuk ishte penallti
Lexo po ashtu Klopp: Ishte ndeshje e çmendur, nuk ishte penallti

“Ata mund të fitojnë garën”, ka thënë fillimisht Klopp.

“Nëse keni një plan të mirë, nëse keni lojtarë të mirë, që ata padyshim kanë, atëherë ata mund të fitojnë garën”.

Ancelotti tregon fjalët që ia tha Kloppit në fund të ndeshjes
Lexo po ashtu Ancelotti tregon fjalët që ia tha Kloppit në fund të ndeshjes

“Ne kemi përjetuar se nuk është e nevojshme të jesh skuadra më e mirë në botë për të fituar Ligën e Kampionëve”.

“Duhet të jesh në momentin e duhur, duhet të jesh me fat në disa situata.Ata mund të fitojnë garën, sigurisht”, përfundoi gjermani. /Telegrafi/