LAJMI I FUNDIT:

Klopp: Mos i shikoni pikët, City është ekipi më i fortë në botën moderne të futbollit

Klopp: Mos i shikoni pikët, City është ekipi më i fortë në botën moderne të futbollit

Bosi i Liverpoolit, Jurgen Klopp pohon se Manchester City është “ende skuadra më e mirë në botë”, pavarësisht se është në krye të Ligës Premier.

The Reds dhe Citizens do të përballen gjatë ditës së sotme në stadiumin “Etihad” me fillim në ora 20:00.


City ka humbur dy nga tre ndeshjet e fundit të ligës dhe janë të tretit, një pikë pas vendit të dytë, Tottenham Hotspur.

Guardiola – Klopp (Foto: Getty Images/Guliver)

Por, Klopp tha se përballja me Cityn është “një nga ndeshjet më të vështira që mund të luani në botën moderne të futbollit”.

“Duhet të jemi të përgatitur sa më mirë që të jetë e mundur, duhet të jemi të guximshëm, duhet të jemi plot dëshirë, të zemëruar, si në të gjitha ndeshjet e tjera”, tha Klopp.

“Por, aq sa kam njohuri, kundërshtari për mua është ende skuadra më e mirë në botë. Vetëm pikët ndryshojnë, jo përgatitja për lojën”.

Guardiola: Duhet të fitojmë kundër Liverpoolit, përndryshe humbin garën për titull
Lexo po ashtu Guardiola: Duhet të fitojmë kundër Liverpoolit, përndryshe humbin garën për titull

City, i cili fitoi kampionatin e sezonit të kaluar me një rekord prej 100 pikësh, nuk ka fituar në katër ndeshjet e fundit kundër Liverpoolit.

Ndryshe, Liverpool është në ndjekje të titullit të tyre të parë të ligës që nga viti 1989-90 dhe janë skuadra e vetme e pamposhtur në ligë këtë sezon. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks

"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, ​​vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas

La Liga
Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Premier League
Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Boks
Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët

Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët "a do transferohesh te Real Madridi?" - francezi i talentuar i lë të shtangur

La Liga
Deklaratë sa rrënqethëse, aq shokuese e Usyk për babain e tij që e bëri të qajë

Deklaratë sa rrënqethëse, aq shokuese e Usyk për babain e tij që e bëri të qajë

Boks
Kalo në kategori