LAJMI I FUNDIT:

Klopp flet për fitoren spektakolare ndaj United, vlerëson lartë rekordin e Mohamed Salah

Klopp flet për fitoren spektakolare ndaj United, vlerëson lartë rekordin e Mohamed Salah

Liverpooli ka arritur një fitore spektakolare në derbi ndaj Manchester United me rezultat të thellë 7-0.

Reklama

The Reds kanë shkëlqyer duke dominuar kundërshtarët nga fillimi e deri në fundin e saj.

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka thënë se ka mbetur pa fjalë duke fituar një ndeshje të shkëlqyeshme ndaj një skuadre që ishte në formë.

“Jam pa fjalë. Ishte një ndeshje futbolli spektakolare, e shkëlqyeshme. Ne luajtëm futboll cilësor kundër një skuadre që është në formë të shkëlqyer”, tha Klopp.

“Fillimi i pjesës së dytë ishte shumë i mirë dhe fundi ishte po ashtu spektakolar. Ky është futbolli, mund të ndodhë”.

Klopp tutje ka thënë se ishte një shfaqje e duhur që ka ardhur në një moment shumë të rëndësishëm për Liverpoolin.

“Ishte shtytja që donim. Na vendos në drejtimin e duhur. Të gjithë duhet ta dinë se jemi ende aty. Nuk ishte kështu për ca kohë, por sonte ishte një shfaqje e duhur e asaj që mund të jemi dhe çfarë duhet të bëjmë tani e tutje”.

Liverpooli i shkakton tërmet shtatë ballësh Manchester Unitedit, e turpëron në Anfield
Lexo po ashtu Liverpooli i shkakton tërmet shtatë ballësh Manchester Unitedit, e turpëron në Anfield

Tutje trajneri gjerman foli edhe për Mohamed Salah i cili u bë golashënuesi më i mirë në histori tëLivepoolit në Ligën Premier.

“129 gola në Ligën Premier për Liverpoolin, kjo është çmenduri. Çfarë statistike e pabesueshme. Ai është një lojtar i veçantë”.

“Ne e vlerësojmë atë tani, por në të ardhmen njerëzit do ta kujtojnë dhe do të thonë “wow”, çfarë ka bërë ky njeri! Ne dëshmuam diçka vërtet të veçantë. Kjo është shumë e rëndësishme për ne për 13 ndeshjet në vazhdim. Sonte ishte gjithçka perfekte”, deklaroi Klopp. /Telegrafi/ 


Në trend Sport

Më shumë
Lionel Messi refuzon ofertën marramendëse të Al-Hilal, do t'i bashkohet Inter Miamit në MLS

Lionel Messi refuzon ofertën marramendëse të Al-Hilal, do t'i bashkohet Inter Miamit në MLS

Ligat tjera
Ibrahimovic zgjedh 11-shen më të mirë me bashkëlojtarët që ka luajtur, emëron edhe veten pjesë të formacionit

Ibrahimovic zgjedh 11-shen më të mirë me bashkëlojtarët që ka luajtur, emëron edhe veten pjesë të formacionit

Ndërkombëtare
Benzema përmend Ronaldon në deklaratën e tij të parë si lojtar i Al Ittihad

Benzema përmend Ronaldon në deklaratën e tij të parë si lojtar i Al Ittihad

Ligat tjera
Real Madridi ka arritur marrëveshje me Dortmundin për të nënshkruar me Bellingham

Real Madridi ka arritur marrëveshje me Dortmundin për të nënshkruar me Bellingham

La Liga
Nis shitja online e biletave për ndeshjen Kosova – Rumania

Nis shitja online e biletave për ndeshjen Kosova – Rumania

Përfaqësuesja e Kosovës
Messi u kërkon klubeve tjera ta ndihmojnë për të nënshkruar me Barcelonën

Messi u kërkon klubeve tjera ta ndihmojnë për të nënshkruar me Barcelonën

La Liga
Kalo në kategori