LAJMI I FUNDIT:

Klopp: E merituam fitoren

Klopp: E merituam fitoren

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka folur në pas fitores ndaj Crystal Palace, duke thënë se ata e merituan atë.

Tekniku gjerman nuk foli rreth penaltisë e cila i solli ekipit të tij fitoren, por tha se çdo erdhi falë presionit që Reds bënë në pjesën e dytë.


“Është më shumë pasion se taktikë. Ne e merituam fitoren, por na duhej fat që t’i bënim ata të gabojnë dhe me këtë rast ne të shënonim”.

“Një ekipi me ambicie të mëdha i duhet një bankë rezervë e fortë. Nëse dikush nuk është i lumtur që nuk luan, atëherë duhet ta tregojë atë në fushë”.

“Nuk besoj se ndokush mendoi se ne do të bënim një tjetër gol, por Christian kishte një ide tjetër. Goli i parë erdhi si pasojë e presionit që bëmë para portës së tyre”, ka thënë Klopp. /Telegrafi/