LAJMI I FUNDIT:

Klitschko tregon klasin e madh prej sportisti me postimin e bërë sot (Foto)

Klitschko tregon klasin e madh prej sportisti me postimin e bërë sot (Foto)

Një nga boksierët më të mirë që ka njohur historia e boksit, Wladimir Klitschko, ka treguar klasin prej sportisti të vërtetë.

Ukrainasi u mposht pas 11 raundeve në një duel shumë të luftuar ku ai pasi u rrëzua në raundin e katërt, u ngrit për ta rrëzuar për të parën herë në karrierë Anthony Joshuan, por nuk i bëri ballë grushteve të tij në raundin e 11-të.


Klitschko u komplimentua pas duelit nga Joshua dhe në deklaratën e tij zyrtare, shkruan Telegrafi.

Lajmet e fundit nga Anthony Joshua pas fitores ndaj Klitschkos
Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga Anthony Joshua pas fitores ndaj Klitschkos

Por, Wladimiri në mëngjesin e sotëm reagoi në mënyrë fantastike në Twitter ku me anë të një postimi shprehur falënderimin ndaj kampionit të ri duke lëvduar atë për luftën e zhvilluar.

“Vërtet jam kënaqur me luftën, shpresoj se edhe ti je kënaqur po ashtu. Të falënderoj për përkrahjen fenomenale. Vërtet e ndjej atë. Respekt dhe përgëzimë Anthony Joshua”, u shpreh Klitschko në Twitter.

41 vjeçari përkundër humbjes ka paralajmëruar se ka një klauzolë në kontratën e tij me Joshuan për një revansh. /Telegrafi/