LAJMI I FUNDIT:

Klauzola që Tottenhami dëshiron të përfshihet në kontratën e Harry Kane me Bayern Munichun

Klauzola që Tottenhami dëshiron të përfshihet në kontratën e Harry Kane me Bayern Munichun

Tottenham Hotspur i ka bërë një kërkesë specifike Bayern Munichut gjatë bisedimeve ballë për ballë për të ardhmen e Harry Kane.

Bayern ka pasur dy oferta për Kane të refuzuara nga Spurs , por mbetet në dialog me skuadrën londineze dhe udhëtoi për në kryeqytet për diskutime të hënën.

Sipas Sky Sports, shefi ekzekutiv i Bayernit, Jan-Christian Dreesen dhe drejtori teknik Marco Neppe ishin të dy të pranishëm në negociatat, të cilat fillimisht ishin planifikuar për javën e kaluar përpara se të ri-planifikoheshin.

Sipas gazetës BILD, takimi i parë mund të jetë anuluar për të shmangur një stuhi mediatike me frikën se fansat do ta zbulojnë.

Pas bisedimeve, doli se dy klubet janë ende shumë larg njëri-tjetrit kur bëhet fjalë për një tarifë transferimi për Kane.

Bayern është i gatshëm të paguajë jo më shumë se 100 milionë euro, me një pagesë fillestare prej 90 milionë eurosh plus 10 milionë euro bonuse.

Megjithatë, Spurs mendojnë se ylli i tyre vlen të paktën 120 milionë euro, edhe me një vit të mbetur në kontratën e tij.

Një tjetër detaj i rëndësishëm nga bisedat është se Spurs këmbëngulin për një klauzolë rikthimi nëse Kane kthehet në Ligën Premier.

Tottenhami harton listën e ngushtë me tre lojtarë për të zëvendësuar Harry Kane
Lexo po ashtu Tottenhami harton listën e ngushtë me tre lojtarë për të zëvendësuar Harry Kane

Kjo do t’i jepte Spurs opsionin për të rikthyer golashënuesin e tyre rekord në klub në të ardhmen dhe duket sikur Bayern është i gatshëm të pajtohet me këtë kërkesë.

Për Kane, kjo marrëveshje mund të rezultojë shumë e dobishme pasi ai teorikisht mund të shkojë te kampionët e Bundesligës, Bayern dhe të konkurrojë për çmime të mëdha përpara se të kthehej në ligën elitare angleze.

Ai është ende i etur për të thyer rekordin e golave ​​të Alan Shearer në Ligën Premier dhe është vetëm 47 gola larg pas një sezoni mahnitës me 30 gola në një skuadër të dobët të Spurs sezonin e kaluar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona i ofron një shkëmbim të çmendur Man Unitedit - tifozët e anglezëve nuk e besojnë

Barcelona i ofron një shkëmbim të çmendur Man Unitedit - tifozët e anglezëve nuk e besojnë

La Liga
Jose Mourinho bën parashikimin e çmendur për Euro 2024 - nënvlerëson një kombëtare të madhe

Jose Mourinho bën parashikimin e çmendur për Euro 2024 - nënvlerëson një kombëtare të madhe

Përfaqësueset
Zbulohen vlerat e lojtarëve në Euro 2024 – Bellingham vlen më shumë se gjashtë shtete pjesëmarrëse

Zbulohen vlerat e lojtarëve në Euro 2024 – Bellingham vlen më shumë se gjashtë shtete pjesëmarrëse

Përfaqësueset
Parashikuesja e famshme e fatit, zbulon fituesin e Euro 2024 me anë të shpargut

Parashikuesja e famshme e fatit, zbulon fituesin e Euro 2024 me anë të shpargut

Përfaqësueset
Luis Diaz thyen heshtjen pas ofertës së Barcelonës, konfirmon të ardhmen

Luis Diaz thyen heshtjen pas ofertës së Barcelonës, konfirmon të ardhmen

Ndërkombëtare
Al Nassr bën çmendurinë – ofron 100 milionë euro për top yllin e Real Madridit

Al Nassr bën çmendurinë – ofron 100 milionë euro për top yllin e Real Madridit

Ndërkombëtare
Kalo në kategori