LAJMI I FUNDIT:

Klasat e së ardhmes? Brenda “amfiteatrit për mësim” të një shkolle fillore, ku një mësues i vetëm mbikëqyr 67 nxënës

Klasat e së ardhmes? Brenda “amfiteatrit për mësim” të një shkolle fillore, ku një mësues i vetëm mbikëqyr 67 nxënës

Nxënësit në një shkollë fillore në Devon do të kenë mundësi që të mësojnë në klasa të reja, të cilat do të mund të sistemojnë deri në 67 nxënës në një orë mësimore.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, Shkolla Fillore e Komunitetit në Broadclyst ka një nga madhësitë më të larta mesatare të klasës në vend, ku 42 nxënës do të marrin pjesë në çdo orë mësimore.


Po sipas mediave britanike, rregullat aktuale tregojnë se fëmijët nën moshën shtatë vjeç nuk duhet të jenë në klasa me më shumë se 30 nxënës.

Në këtë drejtim janë ngritur shqetësime se këto madhësi të klasës mund të pengojnë arsimimin e nxënësve.

Shkolla aktualisht ka një vlerësim ‘të jashtëzakonshëm’ nga Ofsted, por përkundër kësaj ekspertët kanë thënë që njerëzit që besojnë se arsimi me cilësi të lartë mund të aderohet në një mjedis të tillë si i ngjashëm me atë të Broadclyst, ‘gabohen’.

Nxënësit në Broadclyst janë pjesë e më shumë se 559,000 nxënësve të shkollave fillore në Mbretërinë e Bashkuar.

Mesatarisht shkollat marrin një buxhet prej 3.500 deri 5,000 funte për nxënës, dhe mendohet se janë vendosur aranzhime të tilla për të rritur buxhetet e tyre.

Gjithsesi është ngritur shqetësimi se sistemi arsimor në Mbretërinë e Bashkuar mund të shkojë drejt një të ngjashmi me Azinë, ku fëmijët mësojnë në klasa të mëdha – gjë që thuhet se do të shtyjë prindërit të dërgojnë fëmijët e tyre në shkolla private. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Macja mbeti pa mikeshën më të mirë, reagimi i saj “thyen zemrat”

Macja mbeti pa mikeshën më të mirë, reagimi i saj “thyen zemrat”

Interesante
Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Interesante
A mund ta gjeni fshesën në mesin e shumë rrobave?

A mund ta gjeni fshesën në mesin e shumë rrobave?

Interesante
Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Fun
Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Fun
Një çift në Angli janë bërë viralë pasi e kanë shndërruar kopshtin e tyre “gri” në një

Një çift në Angli janë bërë viralë pasi e kanë shndërruar kopshtin e tyre “gri” në një "oazë të bukur” me lule

Interesante
Kalo në kategori