LAJMI I FUNDIT:

“Klan Kosova” e rikthen fenomenin “Kush do të bëhet Milioner”

“Klan Kosova” e rikthen fenomenin “Kush do të bëhet Milioner”

“Klan Kosova” e rikthen në ekranin televiziv shou kuizin më të suksesshëm në të gjithë globin “Kush do të bëhet Milioner”, dhe krejt kjo pas marrëveshjen në mes produksionit “Grand Media” dhe “Klan Kosova”.

Telegrafi ka kontaktuar me producentin e këtij formati, Enis Ujkani, që të kuptoj më shumë detaje rreth këtij rikthimi, ku ai ka theksuar se brenda pak ditëve – në bashkëpunim më Klan Kosovën – do të startojnë më shoun kuizin më të njohur në botë.


Ndonëse kishte tentativave të shumta në mediat botërore, nga producentët prej më të njohurve, për ta zëvendësuar formatin “Kush do të bëhet milioner”, të gjitha rezultuan jo efektive. Pas një pauze kohore, në shumë shtete ka filluar të rikthehet shou fenomeni që ka bërë histori në televizionet botërore Kush do të bëhet milioner, i cili qysh në shfaqjet e para ka kapur shikueshmëri shumë të lartë.

Në shfaqjet e mëhershme të këtij kuizi në televizionet shqiptare, rezultatet kanë qenë të mahnitshme, sepse ka qenë ndër të paktët emisione që i ka mbajtur para ekranit me miliona shqiptarë.

inmilioner
Rikthimi i “Kush do të bëhet milioner”, pritet që të vjen me disa ndryshime, të cilat ende nuk janë përcaktuar se cilat do të jenë.

Shembull pritet që kandidatët të cilët do të konkurrojnë, do ta kenë një opsion/ndihmë shtesë – që është ndërrimi i pyetjes (switcher). Shpërblimi standard do të jetë 25 mijë euro, për shkak të gjendjes të rëndë që kanë mediat me rënien e çmimeve të marketingut, në krahasim me vitet kur filloj milioneri. Por për dallim nga kjo është menduar të realizohen disa edicione speciale të kuizit më të famshëm në botë, ku premia shkon nga 50 deri në 100 mijë euro./Telegrafi/